Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

Hasani: BDI do të vazhdojë të jetë opozitë e fortë dhe konstruktive në Gostivar

Botuar

  • македонски јазик

“Të nderuar anëtarë, aktivistë, Forum i të rinjve, Forum i grave, simpatizantë, ju falenderojmë për angazhimin tuaj, kontributin dhe mbështetjen që na dhatë në këto zgjedhje lokale. Për shkak të përkushtimit tuaj shumica e popullatës shqiptare dha besimin për programin dhe platformën tonë. Shpreh falenderim deri te shumica e popullatës shqiptare, por edhe deri te një pjesë e asaj turke, maqedone, rome dhe deri te komunitetet e tjera për besimin e dhënë. Për fat të keq nuk arritëm t’a mundim elektoratin e VMRO-DPMNE, i cili për qëllime të veta politike, gjithsesi, vendosi kryetari aktual t’a udhëheqë komunën edhe për katër vite. Katër vitet e kaluara nuk punohej, sot ajo u pa, sepse financat e qytetarëve që duhej të investohen për të mirën e përgjithshme të qytetarëve, sot ishin të shfrytëzuara për blerje të votave dhe për keqpërdorim të vullnetit të qytetarëve. Ne në Gostivar do të vazhdojmë të jemi opozitë e fortë dhe konstruktive. Do t’a bindim anëtarësinë e VMRO-DPMNE se vendimi i tyre politik është i gabuar. Demokracia është punë e shenjtë dhe ne do t’a respektojmë vullnetin e popullit, edhe nëse është e shtrembëruar për interesa personale.”, deklaroi mbrëmë kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Bashkim Hasani, pasi u bënë të njohura rezultatet zgjedhore nga rrethi i dytë i Zgjedhjeve lokale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!