Na ndiqni në:

Gostivari

Hasani e padit Taravarin për shpifje dhe fyerje

Botuar

  • македонски јазик

Kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Bashkim Hasani, mëngjesin e sotëm në Gjykatën Themelore të Gostivarit ka ngritur padi për shpifje ndaj kryetarit të komunës Arben Taravari. Hasani ka paditur kryetarin e komunës për një postim në profilin e tij në Facebook me titullin: “Mafia politike në Gostivar para disa ditësh është kapur me 100 kg marihuanë, a kanë kredibilitet këta njerëz të flasin për shkollat”. Ai kërkon nga gjykata caktimin e përgjegjësisë civile për fyerje dhe shpifje dhe kompensim prej 250.000 denarë. Në padi qëndron se postimi në Facebook ishte një revansh i konferencës për shtyp të mbajtur nga Hasani për vonesën e pagave në shkollat fillore.

“Taravari pa asnjë provë më ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook dhe më ka akuzuar për përfshirje në një akt të kundërligjshëm, në lidhje me një aksion të MPB-së, i cili është për t’u përshëndetur. Do të doja që autorët të kapeshin dhe të viheshin para drejtësisë sa më shpejt që të jetë e mundur, sigurisht që do të ndëshkohen dhe pasi të vërtetohet fajësia e tyre, mund të themi se janë fajtorë. Unë nuk mund ta kuptoj këtë akuzë të Taravarit, i kuptoj akuzat politike në mesin e aktorëve të politikës, por Gostivari është një qytet i vogël, ne e dimë kush jemi, çfarë bëjmë dhe jam i bindur se as bashkëpunëtorët më të afërt nuk mund t’i besojnë një akuze të tillë. Nuk mund ta interpretoj ndryshe këtë akuzë, përveç nëse Taravari është në gjendje të keqe shëndetësore. Unë do t’i rekomandoja që të marrë një udhëzim mjekësor dhe të vizitojë një nga kolegët e tij, për të filluar trajtimin”, tha Hasani.

Padia është bërë përmes avokates Arta Ajdari Imeri, ndërsa në një deklaratë për media ka apeluar për reagim të shpejtë nga gjykata.

“Këtu para gjykatës i bëj apel që ta procedojë sa më shpejt këtë çështje, të ndalojë këto akuza, të cilat realisht dëmtojnë reputacionin tonë, në këtë rast reputacionin tim, na shqetësojnë fëmijët tanë, familjet tona, miqtë tanë, që e dinë se kush ne. jemi dhe si jemi ne”, ka nënvizuar kryetari i degës së BDI-së.

Сподели ја веста:

ИСТРАЖУВАЧКА АНКЕТА:

Дали користите PayPal?

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена