Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

Iniciativa “Gostivari që dua” dhe BDI bashkë në zgjedhjet

Botuar

  • македонски јазик

Inicativa qytetare “Gostivari që dua” dhe Bashkimin Demokratik për Integrim nënshkruan memorandum për bashkëpunim në zgjedhjet lokale.  Ato sot mbajtën pres-konferencë të përbashkët në selinë partiake të BDI-së në Gostivar.

“Ditët e kaluara kishim disa takime me përfaqësuesit e iniciativës, të cilat nuk ishin të publikuara për publikun, sepse në shtetin tonë ishin të shpallura ditë zie. BDI ishte e impresionuar me programin që ua ofron qytetarëve kjo Iniciativë qytetare. Gjetëm shumë sende të ngjashme mes nesh dhe me të vërtetë idetë e tyre dhe programi janë mundësi rnmirë që t’i koordinojnë me programin tonë me qëllim që t’ua ofrojmë më të mirën qytetarëve. Ky është moment i rëndësishëm pasi që për herë të parë në historinë e veprimit tonë politik vendosëm të hyjmë në garë elektorale me iniciativë qytetare. Iniciativa la përshtypje në publik se dëshiron të bëjë punë të mira për Gostivarin dhe jemi krenar që zgjodhën të punojmë së bashku. Pas fitores bashkë me iniciativën do të jemi të vendosur dhe garantojmë realizimin e programit “Gostivari që dua”, me çka qyteti ynë do të bëhet vend i mirë për të jetuar.”, deklaroi Bashkim Hasani, kryetar i degës së BDI-së në Gostivar..

Në emër të iniciativës foli Lek Dalipi.

“Pas takimeve me përfaqësuesit e subjekteve të ndryshme politike, kurse i ftuam të gjithë, vendosëm të bëjmë bashkëpunim me Bashkimin demokratik për integrim. BDI tregoi vullnet dhe përkushtim për arritje të marrëveshjes për bashkëpunim, tregoi guxim të hyjë në zgjedhje me iniciativë qytetare dhe t’a ndajë gjysmën e listës për këshilltarë. Ky moment tregoi se BDI u pajtua të garoj në zgjedhje me qytetarë pa libreza partiake. Iniciativa është e bindur se eksperienca politike e BDI-së dhe fuqia që e ka ky subjekt politik, do të jenë garancion për realizimin e programit në mandatin e ri katërvjeçar.”, tha Dalipi.

Memorandumi i detyron palët për bashkëpunim të ngushtë në realizimin e projekteve kyçe, dhe është me kohëzgjatje prej ditës së nënshkrimit (10 Shtator) deri në fund të mandatit të ardhshëm për kryetarin e ri të zgjedhur të komunës dhe këshillit komunal të Komunës së Gostivarit 2025.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!