fbpx
Na ndiqni në:

Maqedoni

Inspektime në dyqane dhe pika karburanti, kontrollohet nëse ka abuzime tregtare

Botuar

  • македонски јазик

Për parandalimin e manipulimeve të mundshme në furnizimin me ushqime dhe karburante, në periudhën e ardhshme do të kryhen kontrolle të intensifikuara inspektuese në qendrat e shpërndarjes që furnizojnë me produkte ushqimore dhe personat juridikë që kryejnë tregti me pakicë dhe shumicë të derivateve të naftës.

Ekipet e Drejtorisë së Policisë Financiare së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike kryejnë kontrolle të gjithanshme në të gjithë vendin.

Autoritetet kanë deklaruar vazhdimisht se ka ushqim, karburant dhe energji të mjaftueshme dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos i nënshtrohen asnjë spekulimi dhe të mos krijojnë panik të panevojshëm. Ata sigurojnë se shteti është i gatshëm t’u përgjigjet të gjitha sfidave që lidhen me krizën.

Qeveria apeloi dje disa shitës me pakicë të derivateve të naftës që të mos kufizojnë sasinë, gjegjësisht shumën deri në të cilën shesin karburantin që mbushin në makina dhe konsumatorët të mos presin kolona në pikat e karburantit dhe të mos bëjn rezerva të karburantit për arsye sigurie.

Kryeministri Kovaçevski tha se karburant ka, nuk ka krizë dhe apeloi qytetarët që të mos u dorëzohen spekulimeve.

-Nuk ka krizë me benzinën në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse ne kryesisht furnizohemi me derivate të naftës nga Greqia. Dua t’u bëj thirrje qytetarëve që të mos iu nënshtrohen spekulimeve, sepse në vend ka energji të mjaftueshme. Dua t’u bëj thirrje tregtarëve që të mos spekulojnë duke kufizuar sasinë e shitjes së derivateve të naftës në pikat e karburantit, tha Kovaçevski.

Sipas tij, disa tregtarë kufizojnë sasitë për dispenzim për të kursyer furnizimet e blera për arsye spekulative, që, siç tha ai, është një përfitim klasik ushtarak. Ai ka treguar se për situatën është raportuar në institucione dhe inspektimi i tregut ka dalë në terren.

Ai paralajmëroi ndihmë për kompanitë që do të preken nga kriza ruso-ukrainase, si dhe një paketë masash në lidhje me energjinë dhe ushqimin për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена