Gostivari
Internati në Gostivar ka pranuar një donacion prej 20 dyshekë

Konvikti i nxënësve Branko Stanojevic në Gostivar mori 20 dyshekë të dhuruar nga Komodita Home. Sipas kompanisë, donacioni është pjesë e misionit humanitar Komodita Home që zhvillohet në të gjithë vendin nën sloganin “Çdo ëndërr ka rëndësi”.
“Shumica prej jush e dinë që Komodita Home e filloi historinë e saj humanitare vitin e kaluar me moton “Çdo ëndërr ka rëndësi”. Deri më tani kemi dhuruar dyshekë dhe jastëkë për fëmijët në Klinikën e Fëmijëve Kozle në Spitalin e specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative “13 Nëntori”, Spitali i përgjithshëm i qytetit, kardiokirurgjia shtetërore, Kryqi i Kuq i Shkupit, si dhe në qendrat Kovid në vend. Nuk harrojmë as jetimoret. Prandaj sot jemi në Gostivar për të ndihmuar konviktin e nxënësve Branko Stanojevic në Gostivar”, tha përfaqësuesi i kompanisë Hariton Gaxhoski.
“Kompania me përgjegjësi shoqërore Komodita Home sot i ka dhuruar Komunës së Gostivarit 20 dyshekë, të cilët do të shfrytëzohen nga internati në Gostivar. Në emrin tim dhe në emër të Komunës së Gostivarit i falënderoj për donacionin”, tha kryetari Taravari.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Sport3 muaj më parë
FFM premtoi shpërblim prej rreth 4.5 milionë euro për Botërorin
- Gostivari2 muaj më parë
Arrestohet një person në Gostivar i cili ka sulmuar dashnoren e tij