Поврзи се со нас

Вести

Intervistë me Arben Taravari, kandidat për kryetar të Gostivarit nga Aleanca/Alternativa

Arben Taravari në këto Zgjedhje lokale kërkon mandat të dytë për kryetar në Gostivar, si kandidat i Aleancës për Shqiptarët/Alternativa. Programi me të cilin u shfaq është e quajtur “Transformim i Gostivarit”, dhe përmban projekte për zhvillim të turizmit, ekonomisë lokale, udhëheqjes efektive etj. Në biografinë e tij qëndron se është i lindur më 9 Prill 1973 në Gostivar. Ka diplomuar në Fakultetin e mjekësisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodij, kurse ka specializuar neurologji dhe mjekësi familjare. Ka doktoraturë në fushën e sëmundjes së Parkinsonit. Si profesor ka punuar në Fakultetin e mjekësisë në Shkup, kurse si neurolog në Klinikën universitare për neurologji, Shkup. Në vitin 2017 nga qershori deri në tetor ishte ministër i shëndetësisë në Qeveri. Në Nëntor 2017 u bë kryetar i Komunës së Gostivarit. Sekretar gjeneral i Aleancës për Shqiptarët.

Објавено

на

Uniteti, bashkimi dhe bashkëpunimi janë motivi im primar”

Gostivarpress.mk:
Çka ju motivoi të kandidoheni për kryetar të Komunës së Gostivarit?

Arben Taravari:
Për shkak të asaj se besoj fuqishëm dhe jam i përkushtuar në atë t’ju shërbejë qytetarëve në kërkim të zgjidhjeve më të mira për jetë në komunën. Gjatë gjithë kohës luftoja, me gjithë potencialin dhe energjinë time, e edhe më tej do të vazhdoj të lufton t’I heq mangësitë dhe problemet e komunës. Nëqoftëse përsëri e meritoj besimin e popullit dhe zgjidhem për funksionin e kryetarit të komunës, definitivisht në fokusin tim do të jenë qytetarët dhe nevojat e tyre, nëpër takime të rregullta, diskutim për politikën në punë, ndryshimet të cilat gjithë neve na nevojiten nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve dhe argumenteve të vërteta.

Gostivarpress.mk:
Fushata për Zgjedhjet lokale tashmë kalon. Kur bisedonit me qytetarët dhe e kërkonit besimin e tyre, çka ju thonit, pse duhet t’a japin votën e tyre për ju, çka ju bën të ndryshëm, më të mirë prej kundër kandidatit tuaj?

Arben Taravari:
Lidershipi, aspiratat për të çrrënjosur korrupsionin, përkushtimi i fortë për përmirësimin e mirëqenies së komunës, respektimi I secilës votë nga çdo qytetar, bashkëpunimi, respekti i dallimeve, shfrytëzimi i drejtë i potencialit me të cilin disponojmë si komunë… Për mua, suksesi domethënë jeta në komunë të jetë më e mirë nga ajo që e kemi hasur në të kaluarën. Dua që për punën t’ime dhe punën e ekipit tim të shihet nëpër prizëm e rezultateve konkrete, të cilat ishin të dukshme edhe gjatë kohës së mandatit të kaluar. Prosperiteti I gjithë qytetarëve, përmirësimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës, ndërtimi i besimit tek njëri tjetri, shpërndarja e barabartë e resurseve në komunë, depolitizim dhe departamentizimi i arsimit, e gjithë kjo është në vizionin tim për jetë më të mirë në komunën tonë.

Gostivarpress.mk:
Sinqerisht dhe realisht, ndajeni një projekt më të rëndësishëm për të cilin në këtë moment jeni 100% i sigurt se do t’a realizoni nëqoftëse e fitoni mandatin e kryetarit të komunës. Si premtim publik për të cilin qytetarët mund të ju mbajnë për fjale.

Arben Taravari:
Ja, do të jem konkret. Akua park me katër bazene, kurse Gostivari dhe rrethina destinacion atraktiv turistik. Duke tërhequr turistë do të ndihmohet ekonomia lokale. Me të vërtetë kemi shumë për të ofruar, marrë e mrekullueshme dhe e pastër, zeje të rralla, hotelier mikpritës, shpirt ngrohtë dhe pranues. Të gjithë ne, Shqiptarë, Maqedonas dhe Turq kemi çka të ofrojmë. Uniteti, bashkimi dhe bashkëpunimi janë motivi im primar për të lëvizur përpara, po ashtu edhe në këtë.

Gostivarpress.mk:
Të ishit qytetar i zakonshëm, e jo kandidat për kryetar, cilat do të ishin kërkesat tuaja nga udhëheqësia komunale në Gostivar?

Arben Taravari:
Akses i lehtësuar deri tek shërbimet e qeverisjes lokale, pjesëmarrje aktive në procesin e vendosjes, sigurim i rregullt i informacioneve për të gjitha pyetjet e rëndësishme në interes të komunitetit lokal, kuptim i nevojës dhe vlerës së kyçjes së qytetarëve, ndërtimi i besimit. Do të doja të theksoj se duhet të mësojmë edhe nga keqkuptimet, është normale të ndodhin. Ashtu do të vazhdojmë duke u zhvilluar. U rikujtova në fjalët e njërit ndër autorëve të mi të preferuar, Ismail Kadare, se keqkuptimet jo vetëm që nuk duhet të na pengojnë, por ato ndoshta janë edhe më të rëndësishme nga çdo kuptim. Gabimin që e bëjnë disa pretendentë për funksione publike është që e injorojnë kushtin fundamentale të politikës – se ajo zhvillohet në mes më shumë qenieve njerëzore. Zëri i popullit është më i rëndësishmi!!

Gostivarpress.mk:
Çfarë rezultati zgjedhor pritni të dielën?

Arben Taravari:
Fitore absolute në atmosferë të qetë dhe demokratike të votimit!

Сподели ја веста:

Претседателски избори

Маркетинг

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Гостиварпред 4 недели

Света архијерејска Василиева литургија во Гостивар со гости од Србија и чин на ракоположување

Гостиварпред 1 месец

Со љубов и почит кон корените – „Танец“ одржа концерт во Гостивар

Гостиварпред 3 месеци

Водици 2024 Гостивар: Осветени водите на Вардар – Бог се јави, Навистина се јави!

Гостиварпред 3 месеци

Ангелчињата во Гостивар го најавија Христовото раѓање-Бадникова поворка 2024

Спортпред 4 месеци

По првиот круг од сезоната КК Гостивар „виси“ на 8-та позиција на табелата

Спортпред 4 месеци

Кехинде од пенал му пресуди на Македонија Ѓорче Петров 1-0

Гостиварпред 7 месеци

Стефановски: Гостивар одличен како домаќин и публика, благодариме од срце!

Спортпред 8 месеци

ФК Гостивар загуби на домашен терен од Силекс 1-2

Гостиварпред 8 месеци

Осветена црквата „Св.Климент Охридски“ во Пожаране: Да го чуваме православието, секој храм е парче небо на земјата!

АНКЕТА:

Дали ќе гласате на претстојните ПРЕТСЕДАТЕЛСКИ и ПАРЛАМЕНТАРНИ ИЗБОРИ 2024?
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена