Na ndiqni në:

Maqedoni

Urgjentisht tërhiqen dhe ndalohen akullore të caktuara për shkak të një përbërje të rrezikshme!

Botuar

  • македонски јазик

Agjencia ushqimore dhe veterinare (AUV) i informon konsumatorët se operatori me ushqim (importues dhe distributor) ALMA M, mbi bazë të vendimit të lëshuar nga AUV, nga tregu bën tërheqje urgjente dhe revokim të prodhimeve të pasigurta – akullore, për shkak të pranisë të vërtetuar të zmadhuar të oksid etilenit.

Nga tregu tërhiqen dhe revokohen:

  1. Akullore KIT KAT shkop 20×90 ml

Numri serik/lot-PL1048

Afati i përdorimit: deri 28.02.2023

Arsyeja për revokim:-prodhim i pasigurt për shkak të pranisë së Oksid etilenit që është rrezik potencial për shëndetin e njerëzve.

Prejardhja: Francë

  1. Akullore Milka Vanilje dhe Çokollatë Shkop 20×100 ml

Numri serik/lot: MI1118,MI1119

Afati i përdorimit: deri 30.04.2023

Arsyeja për revokim:- prodhim i pasigurt për shkak të pranisë së Oksid etilenit që është rrezik potencial për shëndetin e njerëzve.

Prejardhja: Poloni

  1. Akullore Milka Çokollatë Shkop me lajthi 20x100ml

Numri serik/lot: MI1117

Afati i përdorimit: deri 30.04.2023

Arsyeja për revokim:- prodhim i pasigurt për shkak të pranisë së Oksid etilenit që është rrezik potencial për shëndetin e njerëzve.

Prejardhja:Poloni

Importues në RMV: ALMA M

“Prodhimet e lartëshënuara, në sasi prej 3 080 litra dhe 30 064 copa, gjatë kontrollit të shërbimeve të inspektimit të AUV, janë gjetur në magazinën e importuesit. Akullorja e pasigurtë është e vënë nën mbikëqyrje zyrtare, gjegjësisht, është e ndaluar vënia e saj në qarkullim. Konsumatorët e fundit që i kanë blerë prodhimet e lartëshënuara me numër serik/lot, apelojmë të mos i konsumojnë dhetë njëjtat t’i kthejnë në vendin nga ku i kanë blerë, ose t’i zhbëjnë ato.”, njoftoi AUV.

 

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!