Sport
KB Gostivar e mirëpret ekipin e Akademisë FMP (ora 19)

Pas një pauze dy javore për shkak të detyrimeve reprezentative, vazhdojnë emocionet në kampionatin e Maqedonisë në basketboll. Në kuadër të xhiros së 9-të, basketbollistet e Gostivarit do të presin skuadrën e Naviko-Akademia FMP.
Skuadra nga Kisela Voda hyn në këtë duel pas vizitës në Izrael ku humbi dy ndeshjet e ligës së BIBL nga skuadrat e Galil Ejlon dhe Makabi Haifa. Në kampionatin vendas, skuadra e trajnerit Petroviq ka 5 fitore dhe 3 humbje, mposhtën Kozuvin, Euronikelin, Kumanovën, MZT 2 dhe Angelin, humbën nga Feniks, Pelister dhe Rabotniçki. Stefan Krstajiç ka qenë individi më i mirë në FMP për dy sezone dhe një nga lojtarët më efikas në ligë.
KB Gostivar, pas disa fatkeqësive me lojtarë të lënduar, më në fund do ta mirëpresë ekipin e FMP-së. Gostivari ka të njëjtin rezultat me mysafirët 5 fitore dhe 3 humbje, por fakti që “bardheblutë” janë të pathyeshëm në shtëpi, i nxjerr si favorit në këtë duel. E në llogaritjet e ndërsjella statistikat janë në anën e nikoqirëve, Gostivari ka 3, Akademia FMP një fitore.
Ndeshja luhet nga ora 19:00.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Gostivari2 muaj më parë
Arrestohet një person në Gostivar i cili ka sulmuar dashnoren e tij