Na ndiqni në:

Sport

KB Gostivar e vazhdoi bashkëpunimin me trajnerin Aleksandar Jonvçeski

Botuar

  • македонски јазик

Trajneri Aleksandar Jonvçeski do të mbetet Gjoni i Klubit basketbollist Gostivar edhe në sezonin e rradhës, pasi të dyja anët sot e zyrtarizuan bashkëpunimin.

Jonçevski e ndërroi Srbinoski në karrigen e gostivarasve në tre ndeshje para përfundimit të pjesës së rregullt, kur varej plasmani në play-off. Strategu i ri, por me eksperiencë arriti t’i fitoj të tre ndeshjet kundër MZT Shkup, Rabotniçki dhe TFT Shkup, që ishte shenjë pozitive për Menaxhimin e fituesit gostivaras për t’u vazhduar bashkëpunimi i filluar.

“Besimi jonë në Jonçevski vazhdon të rritet, ajo që e përjetuam së bashku tek finishi, për ne veçmë në sezonën e kaluar, jep sinjale pozitive se mendojmë në të njëjtin drejtim dhe do të vazhdojmë të luajmë basketboll atraktiv dhe t’a lumturojmë publikun gostivaras edhe në sezonin e ardhshëm. Pauza verore është para nesh, në të cilën do të mundohemi të sigurojmë roster sipas masës së trajnerit tonë. Është i kënaqshëm edhe fakti se të dyja anët jemi dakord se është e domosdoshme të investohet më shumë mund në pjesën e rinisë së klubit. Në periudhën që vijon do t’i lajmërojmë edhe planet për sezonin e ardhshëm”, thonë nga KB Gostivar.

Edhe Aleksandar Jonvçeski është i kënaqur nga bashkëpunimi i vazhduar, me shpresë se në sezonin e ardhshëm do t’a kenë mbështetjen e tribunave në Mladost.

” Edhe pse erdha në KB Gostivar para vet fundit të sezonës aktuale, kisha mundësinë të bëj komunikim të shkëlqyeshëm me lojtarët, ashtu edhe me Menaxhmentin e klubit. Ju falenderoj klubit për besimin e shprehur në dy muajt e kaluar. Në kënaqësi të përbashkët, e vazhdojmë bashkëpunimin profesional edhe në sezonin që vjen, me ambicie më të mëdha për arritje më të larta sportive në periudhën që vijon. Sinqerisht shpresoj se në sezonin e rradhës do të kemi ndihmë dhe mbështetje nga publiku i shumënumërt dhe i famshëm gostivaras, i cili është faktor i rëndësishëm për sukseset e klubit”, tha Jonçevski për Gostivarpress.mk.

Сподели ја веста:

ИСТРАЖУВАЧКА АНКЕТА:

Дали користите PayPal?

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена