Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

“Bixhozi është problem alarmant” – Panel të Forumit të grave të BDI Gostivar

Botuar

  • македонски јазик

Forumi i grave i BDI-së nga dega në Gostivar, bashkë me iniciativën “Gostivari që dua” organizoi panel diskutim në temën “Varshmëria nga lojërat e fatit”. Siç shpjeguan organizatorët qëllimi është që të alarmohet për rreziqet nga bixhozi, shpërndarja e kësaj dukurie në shoqërinë, posaçërisht në mes popullatës së re.

“Si Forum i grave të BDI-së vendosëm të organizojmë panel në temën “Varshmëria nga lojërat e fatit”, pasi që konsiderojmë se publiku duhet të jetë i sensibilizuar më shumë për këtë problem, i cili merr një hov të madh. Bixhozi sidomos, për fat të keq është shumë i përhapur tek të rinjtë, të cilët shpesh herë edhe nuk janë të vetëdijshëm për pasojat me të cilat ballafaqohen”, tha Altina Demiri Asani nga iniciativa.

Sociologu Violeta Muça, një nga folësit në ngjarjen nënvizoi se situata e lojërat e fatit në rajon fiton përmasa alarmante.

“Gjendja është me të vërtetë alarmante dhe nuk guxojmë t’a injorojmë. Në zgjidhjen e këtij problemi duhet të kyçen të gjithë, kurse institucionet është e nevojshme të ndërmarrin masa adekuate që të prevenojmë këtë dukuri skajshmërisht të dëmshme”, tha Muça.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!