Receta
Cila është prejardhja e fjalës “meze” + meze propozime super të shijshme

Ne të gjithë duam të rostiçojmë, kurse shumë pak nga ne e dijmë domethënien e fjalës “meze”. Fjala “meze,” e ka prejardhjen nga fjala persiane dhe domethënë “shije”, “shijim”. Karakteristike për mezen është që servohet në formë të “mezeve” të vogla”, e kur është e shumëllojshme dhe e pasur lirisht mund të zëvendësohet me gjithë drekën ose darkën.
Propozim meze për ju: 1. Krahë pule me sos dhe 2. Bukë e pjekur me djath dhe hudhër
Krahët e pulës bëhen me erëza si kripë, piper të zi dhe spec të kuq dhe skuqen. Për salcën janë të nevojshme:
1 kokërr qepë
1 kokërr hudhër
Lugë uthull molle
Pak nga vaji në të cilin skuqeshin krahët e pulës
Një lugë salcë soja
Një lugë tabasko salcë ose bukovec djegës
Një lugë sheqer të kaftë
Zihen në vaj hudhra dhe qepa, pastaj shtohen përbërësit e tjerë.
Salca duhet të ziej derisa përbërja të bëhet e trashë si jogurt. Servohet e ftohtë.
Bukë të pjekur me djath dhe hudhër
1 bukë
5 lugë gjalpë
2 lugë vaj ulliri
3 kokrra hudhër
Origano
200gr. mocarellë djath
Kripë, biber
Së pari prehet buka në copa. Në enë përzihen gjalpi, vaji i ullirit, hudhra, origano, kripë dhe biber dhe ndajeni gjithë atë në masë të njejtë mbi copat e bukës. Vendosini në pleh të vajosur për pjekje dhe pjekni rreth 5 minuta, gjegjësisht derisa pak të skuqen. Nxirrini nga furra, spërkatni me djath mocarellë të imtë dhe pjekni edhe 3-5 minuta derisa djathi të shkrihet.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Gostivari2 muaj më parë
Arrestohet një person në Gostivar i cili ka sulmuar dashnoren e tij