Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

Kush do të jetë kryetari i ardhshëm i Komunës së Gostivarit?

Botuar

  • македонски јазик

Fushata e garës zgjedhore për qeverinë lokale zyrtarisht filloi. Beteja për kryetar të Gostivarit në zgjedhjet lokale do t’a udhëheqin katër kandidatë: Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët/Alternativa, Nevzat Bejta nga BDI, Renata Elezi nga PDSH dhe Fadil Zendeli nga BESA.

Kush do të jetë kryetari i ardhshëm që do t’a udhëheqë Gostivarin në katër vitet e ardhshme?

Arben Taravari, i lindur më 9 Prill 1973 në Gostivar. Ka diplomuar në Fakultetin e mjekësisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodij, kurse ka specializuar neurologji dhe mjekësi familjare. Ka doktoraturë në fushën e sëmundjes së Parkinsonit. Si profesor ka punuar në Fakultetin e mjekësisë në Shkup, kurse si neurolog në Klinikën universitare për neurologji, Shkup. Në vitin 2017 nga qershori deri në tetor ishte ministër i shëndetësisë në Qeveri. Në funksionin e kryetarit të Komunës së Gostivarit erdhi më 02.11.2016. Është sekretar gjeneral të Aleancës për Shqiptarët.

Renata Elezi, e lindur më 21 Shkurt 1986 në Gostivar. Ka marrë arsimim në shkollën e mesme të mjekësisë dhe në Fakultetin e shkencave mjekësore, dega infermieri. Është e punësuar në ISHP Spitali i përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar. Nënkryetare e forumit të gruas të PDSH, anëtare e presidencës qendrore, nënkryetare e PDSH. Është  delegat republikan i Kryqit të Kuq, bashkëshorte dhe nënë e 2 djemve të mitur. Shtatë vite ka qenë anëtare e SHKA Besa Gostivar.

Nevzat Bejta, i lindur më 19 Tetor 1961 në fsh. Duf, të Gostivarit. Ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti filozofik, në degën e Historisë. Si profesor ka punuar në SHF “Përparimi” në fshatin Çegran dhe në gjimnazin e Gostivarit. Ishte deputet në Kuvendin nga viti 2002 deri në vitin 2005 dhe ministër i vetëqeverisjes lokale në periudhën të viteve 2011-2013. Dy herë ishte kryetar i Komunës së Gostivarit, nga viti 2005 deri në vitin 2009 dhe nga 2013-2017. Është nënkryetar i BDI-së.

Fadil Zendeli, i lindur më 10 Qershor 1967 në Gostivar. Ka doktoraturë për administratë publike. Ka ligjëruar si profesor i çrregullt në Fakultetin e shkencave shoqërore në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë. Në periudhën të viteve 2009-2013 ishte kryetar i Këshillit të Komunës së Gostivarit. Është deputet aktual dhe nënkryetar në Kuvend, dhe nënkryetar i Lëvizjes Besa.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Анкета:

Дали треба да се скрати работното време на администрацијата во петок на 4 часа?

Advertisement
Advertisement
Zgjedhjet Lokale 20216 ditë më parë

Rezultate nga votimi për Këshillë të Gostivarit

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Bejta: Për vetëm 100 ditë Gostivari do të jetë komunë e pastër, ja 24 projektet e para

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Tubim përmbyllës i BDI-së: Do t’a kthejmë Gostivarin në rrugën e duhur

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Në Gostivar për votim janë paraqitur 146 të sëmurë dhe të pafuqishëm, votues në karantinë nuk ka

Zgjedhjet Lokale 20212 javë më parë

Taravari në tubimin në Çajlë: Gjithkund jemi të mirëseardhur pasi kemi qëllime dhe nijet të pastër

Zgjedhjet Lokale 20216 ditë më parë

KSHZ: Taravari 15.724 vota, Bejta 13.190

Gostivari2 javë më parë

Shoferët t’ju japin përparësi këmbësorëve në kalimet e shënuara, apel nga policia e Gostivarit

Gostivari1 javë më parë

Gostivarasit zgjedhin kryetar dhe përbërje të Këshillit komunal

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Tubim qendror i ASH/A: Gostivari u bë model i suksesit, kërkojmë besim që të vazhdojmë me punë efikases

Gostivari1 javë më parë

I arrestuar një gostivaras i cili i ka sulmuar bashkëshorten dhe vajzën

Maqedoni2 javë më parë

Filipçe: Prej nesër do të kërkohet pëlqimi nga prindërit për skriningun, apeloj që të pranojnë

Gostivari1 javë më parë

Policë në Gostivar kanë shkrepur në ajër që të qetësojnë përleshje dhe sulm

Gostivari6 ditë më parë

Në një pjesë të Gostivarit nesër paradite nuk do të ketë rrymë

Отворени работни места во Полог:

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!