fbpx
Na ndiqni në:

Maqedoni

Komisioni i Sëmundjeve Infektive me rekomandime të reja për heqjen e masave antikovid

Botuar

  • македонски јазик

Komisioni për Sëmundjet Infektive në mbledhjen e sotme rekomandoi heqjen e të gjitha masave kufizuese për përballjen me KOVID-19, përveç mbajtjes së detyrueshme të maskave në objektet shëndetësore, barnatore, transportin publik dhe shtëpitë e të moshuarve, tha Ministria e Shëndetësisë.

Nëse Qeveria i pranon rekomandimet, do të thotë, ndër të tjera, se mysafirët në pjesët e mbyllura të ambienteve të hotelierisë nuk do të kenë nevojë për certifikatë për vaksinim apo vërtetim për sëmundjen e kaluar.

Njëkohësisht, siç theksohet, Komisioni apelon tek qytetarët që të respektojnë rekomandimet për mbrojtje dhe higjienë personale, si larja e shpeshtë e duarve, dezinfektimi dhe mbajtja e distancës.

Komisioni rikujton se vaksinimi mbetet masa më e mirë dhe më efektive për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

Komisioni për Sëmundjet Infektive monitoron situatën me KOVID-19 në baza ditore dhe nëse është e nevojshme do të rekomandohen masa të reja, thuhet në komunikatë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена