Na ndiqni në:

Maqedoni

Korona virusi humb fuqinë, i zvogëluar numri i rasteve të reja dhe i rasteve të vdekjes

Botuar

  • македонски јазик

Në periudhën prej 6 deri më 12 dhjetor në vend janë kryer gjithsej 17.997 testime për Covid dhe janë regjistruar 2.090 raste të reja pozitive nga 34 qytete, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik. Ka një rënie të të infektuarve rishtas me 8.1% krahasuar me javën e kaluar. Përqindja e pozitivitetit varion nga 6.8% në 13.7%, mesatarisht 11.2%. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (1024). Në Gostivar janë regjistruar 12 raste të reja.

Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç, ndërsa numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën 0-9 vjeç. Javën e kaluar statusin e “të shëruarit” e kanë fituar 2256 persona që janë shtruar në spital apo kurohen në shtëpi.

Gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsej 26 riinfeksione, me një rënie prej 35% krahasuar me javën e kaluar. 66 vdekje u raportuan në 20 qytete, 2.9% më pak nga e mëparshmja. Shumica e të vdekurve i përkasin grupmoshës mbi 60 vjeç.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена