Na ndiqni në:

Maqedoni

Kovidi në vend të tretë si arsye për vdekje në Maqedoni vitin e kaluar

Botuar

  • македонски јазик

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, numri i personave të vdekur në vendin tonë është zmadhuar për 26% në krahasim me vitin e kaluar dhe është 25 775. Numri i fëmijëve të porsalindur të vdekur është 108 dhe pjesëmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të të vdekurve është 0.4% në 100 persona të vdekur.

Sipas muajit të vdekjes, numër më të madh të rasteve janë në muajin Nëntor (3 847).

Mosha mesatare te të vdekurit e gjinisë mashkullore është 71.6 vite, gjegjësisht 75.3 vite te personat nga gjinia femërore ose për 3.7 vite më e lartë se mosha mesatare që shënohet te gratë.

ESHS lajmëroi se si në vitet s kaluara, pjesëmarrje më të madhe kanë personat e vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare, edhe atë në 41.6% të rasteve, neoplazmat-kancer me 15.2% me çka pasojnë personat e vdekur si pasojë e pandemisë të KOVID-19 me 10.9%.

Me 5.8% janë të përfshira rastet te të cilat arsye për vdekje janë sëmundjet e sistemit respirator, përderisa të vdekurit te të cilët arsye për vdekje janë sëmundjet e  gjëndrave endokrine, nutritive dhe metabolike të përfshira me 5.3% nga gjithësej të vdekurit, e me 3.7% janë personat e vdekur te të cilët arsye për vdekje janë sëmundjet e sistemit nervor dhe pasojnë të tjerët, por me përfshirje më të vogël.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!