Na ndiqni në:

Maqedoni

Listat e fituesve të bursave nga MASH për ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve për 2021/2022

Botuar

  • македонски јазик

Ministria e arsimit dhe shkencës i shpalli listat e fituesve të bursave për studime të ciklit të dytë   dhe për studime të ciklit të tretë në vendin tonë për vitin akademik 2021/2022 nga konkurset e shpallura më 30 Korrik 2021.

Fituesit e bursës në adresën e shtëpisë do të marrin vendim për pranimin e aplikacionit dhe do të kontaktohen në mënyrë shtesë për të nënshkruar marrëveshjet e dhënies së bursës.

Aplikantët të cilët nuk janë në listën e fituesve të bursave do të marrin një vendim në adresën e tyre shtëpiake ku do të tregohet arsyeja pse aplikimi nuk u pranua, si dhe udhëzimet për mjetin juridik kundër vendimit.

Kandidatët e pakënaqur mund të paraqesin ankesë në Ministri për rishqyrtim të aplikacionit të tyre.

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për shkak të mosplotësimit të kuotës së numrit të bursave të parapara për ndarje, Konkursi për bursa për studime të ciklit të dytë për vitin 2021/2022 mbetet i hapur, dhe për shkak të përmbushjes së kuotës Konkursi për bursa për studimet e ciklit të tretë është i mbyllur.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена