Maqedoni
Makpetroll: Ulja e marzhit do të shkaktojë krizë karburantesh dhe bllokim të ekonomisë

Zvogëlimi i papritur i marzheve për tregtimin e derivateve nga 4,5 në tre denarë, përkatësisht për 33 për qind, që historikisht është marzhi më i ulët për tregtarët, krijoi kushte jotregtare që do të çojnë në krizë me furnizimin me naftë dhe derivatet e naftës. Duke pasur parasysh lidhjen e ngushtë mes furnizimit të rregullt të karburanteve dhe funksionimit normal të shoqërisë, ekziston rreziku serioz i një bllokimi të plotë të ekonomisë, jo vetëm në planin afatshkurtër por edhe afatgjatë.
● Masat e tilla që Komisioni Rregullativ për Shërbimet e Energjisë dhe Ujit të RSM-së dhe institucionet e tjera i merr pa asnjë konsultim me tregtarët, në këtë rast me naftën dhe derivatet e naftës, janë të papërshtatshme për krizën globale, e cila posaçërisht prek kompanitë e përfshira me furnizim të karburanteve. Ky sektor ka operuar me humbje javët e fundit për shkak të metodologjisë joadekuate të llogaritjes, e cila çon në çmime blerjeje më të larta se çmimi ekzistues me pakicë. Me uljen e mëtejshme të marzheve, humbjet do të jenë të mëdha. Theksojmë se kjo mund t’i detyrojë disa tregtarë të ndalojnë shitjen e derivateve, dhe ky është një opsion që Makpetroll po e shqyrton seriozisht – theksojnë nga kompania.
Kompanitë që furnizojnë naftë dhe derivate të naftës nuk mund të mbajnë barrën e mbajtjes artificiale të çmimeve të ulëta të karburanteve, si kategori sociale. Megjithatë, është detyrim i shtetit dhe i të gjitha masave që disponon, por jo në kurriz të logjikës së tregut dhe të kompanive private.
Kjo masë populiste është e paqëndrueshme dhe mund të krijojë panik shtesë tek qytetarët, rritje të kërkesës dhe mungesë karburanti.
(tekst PR)
- Maqedoni3 muaj më parë
Lëvizni akrepat e orëve sonte – fillon llogaritja verore e kohës
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi