Na ndiqni në:

Gostivari

Koloni artistike ndërkombëtare në Gostivar për herë të 16-të

Botuar

  • македонски јазик

Djembrëma solemnisht u hap Kolonia artistike ndërkombëtare Gostivar 2021, e cila këtë vit mbahet për herë të 16-të. Në koloni marrin pjesë tridhjetë mjeshtër të artit vendas si dhe artistë nga Turqia, Shqipëria, Gjermania, Kosova dhe vende të tjera. Manifestimin e organizon shoqata “Draudakum”.

“Kolonia 16 vite sjell artistë në Gostivar nga tërë bota, artistë të suksesshëm me vlera të vërteta. Motoja e kolonisë tonë është që artisti të jetë i lumtur- kur artisti është i lumtur, atëherë është kreativ dhe investon më shumë në artet dhe krijon vepra të mrekullueshme. Shoqata ka ekip të mrekullueshëm i cili 16 vite me rradhë e organizon koloninë në nivel të lartë”, tha Reshat Ameti, kryetar i shoqatës.

Para të pranishmëve u drejtuan edhe Behixhudin Sheapi, sekretar shtetëror në Ministrinë e kulturës dhe Imërlie Saliu nga reparti për arsim dhe kulturë në Komunën e Gostivarit.

Autorët do të inspirohen dhe do të krijojnë në regjionin e Gostivarit, kurse kolonia si çdo vitë do të jetë e kurorëzuar me ekspozitë kolektive, që do të mbahet më 27 Qershor, në Qendrën për kulturë ASNOM në Gostivar.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!