Para rreth njëzet vitesh, rrushi në regjionin e Bordo në Francë ishte i mbledhur, i prerë dhe i shndërruar në merlo. Nuk do të ishte e pazakontë nëse në nëntor të vitit 2019, shishe me këtë verë nuk do të ishin dërguar në hapësirë.
Kjo “verë hapësinore” – dymbëdhjetë shishe Petrus merlo të vitit 2000, zakonisht ka vlerë prej 6.000 dollarë amerikan për një copë – kaloi 438 ditë në Stacionin ndërkombëtar hapësinor (ISS), prandaj çmimi u rrit.
Nënkuptohet, pija alkoolike e Stacionit ndërkombëtar hapësinor është gjendur për shkaqe shkencore. Shkencëtarët e kanë studiuar ndikimin e rrezatimit kozmik dhe gjendjes së pa peshë mbi procesin e pjekjes së verës , shkruan Spejs.
Në prapavijë të projektit qëndron kompania Space Cargo Unlimited nga Luksemburgu, kurse ekspertët e kësaj kompanie shpresojnë për lloje të reja të verërave të cilat do piqen në hapësirë dhe do t’i kompletojnë njohuritë e reja.
Në njoftimin e shpallur më 4 Maj, shtëpia e ankandit Kristi shpalli se do të shesë një shishe “hapësinore” Petrus 2000 merlo. Shishja pritet të arrij vlerë prej 1 milion dollarë, kurse deri te blerësi i tij do të mbërrijë me valixhe së bashku me shishe e Petrus 2000 merlo klasik dhe dhe mëndafsh, i bërë nga meteorite.
Vera u kthye në Tokë më 14 Janar 2021 me ndihmën e anijes kozmika SpaceX Dragon. Ekspertë të verës dhe njohës e provuan verën që nga Marsi. Me këtë rast u vërtetua se vera ka shije të ndryshme nga kushërirët e tij, duke marrë parasysh se 12 ekspertë kanë vërejtur dallim të madh. Sipas ekspertëve, verërat dallohen pas ngjyrës dhe aromës, por edhe nga shija, pasi që le përshtypje se koha e kaluar në hapësirë e ka përshpejtuar pjekjen.
Në bashkëpunim me E shkencë