Na ndiqni në:

Gostivari

Ministri Nuredini për deponinë Rusino: Më në fund realizohet sanimi, pres bashkëpunim nga kryetarët

Botuar

  • македонски јазик

Ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, së bashku me përfaqësuesit e Qendrës për Zhvillimin e Rajonit Planor të Pollogut, e vizituan vendndodhjen Rusino në komunën e Gostivarit, ku pas urdhrit të lëshuar nga ministri i Mjedisit Jetësor, tashmë janë marrë masa të shpejta për sanimin e pasojave mjedisore nga funksionimi i lokacionit ekzistues për deponimin e mbeturinave në Rusino.

Kontraktori i angazhuar “Pellagonija SHA Gostivar ”e informoi Ministrin për statusin e realizimit të aktiviteteve të planifikuara dhe sipas inspektimit të kryer punimet në rrugën hyrëse dhe peshorja për matjen e automjeteve që transportojnë mbeturina për deponim janë në proces. Matjet dhe aktivitetet përgatitore për ndërtimin e sistemit të trajtimit të rrjedhjeve të përbëra nga një argjinaturë që do të parandalojë hyrjen e ujit atmosferik në mbeturinat e depozituara tashmë, kanalin, rezervuarin dhe pompën që do të kthejë rrjedhjet në deponinë ekzistuese, gjithashtu kanë përfunduar, dhe tashmë ka filluar performanca e tyre sipas planit dinamik.
“Jam i lumtur që aktivitetet e shumë vonshme të punës për sanimin e Rusino-s janë në përfundimin e sipër dhe shpresoj që kryetarët e komunave të fillojnë që të bashkëpunojnë vërtet për të zgjidhur çështjen e menaxhimit të mbeturinave në të gjithë rajonin e Pollogut. Pas kësaj vizite, unë kam caktuar edhe takim me ta për të njëjtën temë,” tha Nuredini nga vendndodhja.

 

Për masat e shpejta sigurohen Fondet përmes Projektit për themelimin e sistemit të ri rajonal të vetë-qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave në të gjithë Rajonin e Pollogut përmes një granti nga Qeveria Zvicerane.

Këto aktivitete nuk ishin zbatuar më parë për shkak të vonesave administrative në procedura. Përfundimi me sukses i këtij projekti është një parakusht për sigurimin e fondeve shtesë për ndërtimin e deponisë sanitare, potencuan nga MZHSPP.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!