Na ndiqni në:

Gostivari

Shumë grupe familjare të kovidit në Gostivar, pushimet dhe festimet e marrin hakun

Botuar

  • македонски јазик

Me 65 personat e rinj pozitiv të djeshëm të koronavirusit, numri i të infektuarve aktiv në zonën e Gostivarit arriti në 294. Në vetëm dy javë nga një rajon me raste sporadike, Gostivari hyri në një valë të re kovid. Për shkak të rritjes së nevojës për shtrime në spital, spitali modular është riaktivizuar për të pritur pacientë.

Pushimet dhe festimet verore janë konfirmuar si mënyra më e zakonshme e infeksionit, dhe shumica e rasteve pozitive të reja janë nga grupe familjare.

“Qytetarët aspak nuk kujdesen, nuk ka disiplinë. Nuk mbajnë maska asgjëkundi, ka mbledhje, bëhen dasma, festime, të rinjtë nëpër disko dhe kafeteri pa kurrfarë protokolle. Do të bëja apel secili individ të tregojë përgjegjësi, të mbajnë maska, të mbajnë distancë dhe higjienë personale, të mos ketë grupime. Shumë nga të infektuarit e kanë kapur virusin gjatë pushimit veror jashtë shtetit, kemi shumë grupe familjare, familje të tëra të infektuara. Kjo tregon se ka nevojë nga teste në kufi, të dihet në kohë dhe të kryhet izolim”, tha doktori Ratko Naumoski, udhëheqës i repartit infektiv në Gostivar.

Situata me kovidin befasisht u përkeqësua në gjithë vendin. Në afat prej një muaji, numri i rasteve aktive nga 130 u rrit në 2.581. Dje në Maqedoni ishin regjistruar 518 raste të reja nga 5.809 testime të bëra, katër persona kanë vdekur dhe 31 pacientë janë shëruar.

Sipas analizave epidemiologjike për momentin, në Shkup ka 832 raste aktive, në Tetovë 662. Pas tyre vijon Gostivari, ku ka 294 raste aktive. Gostivari është edhe qyteti me më pak të vaksinuar, vetëm 19,9 përqind kanë pranuar dozën e parë të vaksinës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!