Na ndiqni në:

Maqedoni

MPJ: I formuar shtab krize për aksidentin rrugor në Bullgari, i hapur telefon për familjet e udhëtarëve

Botuar

  • македонски јазик
Ministria e punëve të jashtme formoi shtab krize në lidhje me aksidentin rrugor që ndodhi në Bullgari në të cilën humbën jetën më së paku 45 persona.
– Duke pasur parasysh aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmë në Republikën e Bullgarisë, në të cilën shumë shtetas tonë i humbën jetën e tyre, ministria e punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se në ministri veçmë funksionon shtab krize në lidhje me aksidentin, thekson MPJ.
Ministria gjithashtu informoi se dy të punësuar tashmë janë të dërguar për ndihmë në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sofje me qëllim të ndihmojnë me të gjitha procedurat e lidhura me ngjarjen tragjike.
– Për këtë qëllim, Ministria e punëve të jashtme hapi linjë speciale telefonike në të cilën të gjithë qytetarët e shqetësuar, familjarë dhe anëtarë të familjeve do të mund të drejtohen për këshillë plotësuese në numrin e telefonit 075 273 732, informojnë nga MPJ.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!