Na ndiqni në:

Lajme

MPJ: Qytetarët tanë dhe personeli diplomatik në Kazahstan janë të sigurtë

Botuar

  • македонски јазик

Ministria e Punëve të Jashtme tha se monitoron rregullisht situatën në Kazakistan dhe se përmes Ambasadës në Nur-Sulltan është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët tanë që ndodhen në vend.

-Përkundër ndërprerjeve të shpeshta të internetit dhe rrjeteve të telekomunikacionit, ende ka kontakte të rregullta me qytetarët tanë, të cilët ndodhen në lokacione të sigurta. Deri më tani në Ambasadë për nevoja të lehta kanë aplikuar vetëm dy qytetarë tanë, kërkesës së të cilëve iu është përgjigjur menjëherë, por asnjëri nga të përmendurit nuk është në gjendje të rrezikuar, njofton MPJ.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, rekomandimet drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të mos udhëtojnë në Kazakistan mbeten në fuqi, ndërsa ata që aktualisht ndodhen në vend të mos dalin nga objektet ku janë vendosur dhe të shmangin tubimet në vende publike. për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.

Gjithashtu, ju njoftojmë se stafi diplomatik në Ambasadën tonë në Nur-Sulltan nuk është i rrezikuar dhe se i kryen punët pa ndërprerje. Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet në Kazakistan dhe do të nxjerrë rekomandime shtesë për qytetarët tanë nëse lind nevoja, tha MPJ.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена