fbpx
Na ndiqni në:

Maqedoni

MASH: E përshëndesim vendimin për ndërprerjen e grevës

Botuar

  • македонски јазик

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot pasdite e ka mirëpritur vendimin e SASHK-ut për ndërprerjen e grevës, e cila sipas tyre është para së gjithash në interes të nxënësve dhe vazhdimësisë së procesit arsimor dhe e cila siguron të drejtën e garantuar me Kushtetutë për arsimim të fëmijëve.

“Duke nisur nga urgjenca për mbrojtjen e interesit publik të qytetarëve, të drejtën për arsimim dhe pasojat që mund të ndodhin në rast të ndërprerjes së këtij procesi, si dhe duke marrë parasysh kërkesat e SASHK-ut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vepruar në përputhje me Ligjin për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve të punës dhe sot i ka dërguar kërkesë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për të caktuar një pajtues në këtë proces. Me këtë vendim Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpreh gatishmërinë për të vazhduar procesin e negociatave me partnerët socialë dhe për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të gjithë në këtë rast. Ministria, përkatësisht Qeveria, janë dhe do të jenë partnerë të sindikatave, duke ofruar dialog social me qëllim të promovimit të të drejtave të punës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në atë proces jemi të hapur për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe shkëmbim të opinione dhe pikëpamje, qëllimi i të cilave do të kontribuojë për kushte më të mira të punës dhe edukatorë të motivuar, gjë që do të ndikojë edhe në rritjen e cilësisë së arsimit”, thuhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена