Na ndiqni në:

Gostivari

Mundësi për të papunët nga Gostivari: Trajnim falas për kujdestar dhe mundësi punësimi

Botuar

  • македонски јазик

Agjencia për Punësim ka publikuar Thirrje për personat e regjistruar të papunë nga Gostivari për përfshirje në trajnime falas për kujdestar paliativ për përkujdesje ndaj personave të sëmurë dhe të dobët.

Siç thuhet në thirrje, trajnimi do të realizohet në një periudhë 3 mujore të organizuar në disa module dhe me fokus në pjesën teorike dhe praktike. Personat e përfshirë në trajnime do të marrin kompensim mujor prej 9.000 denarë, duke përfshirë sigurimin e invaliditetit dhe lëndimeve trupore të shkaktuara nga lëndimet në punë dhe sëmundjet profesionale dhe tatimin mbi të ardhurat personale për kohëzgjatjen e trajnimit.

Personat e papunë që do ta përfundojnë trajnimin dhe do ta kalojnë provimin me sukses, do të pajisen me çertifikatë dhe mundësi punësimi si ofrues i shërbimeve sociale, në përputhje me aftësimin profesional me një shumë minimale të pagës bruto mujore prej 29.180 denarë te punëdhënësi i ardhshëm (OJQ ) .

Personat e interesuar të papunë mund të shprehin interesin dhe/ose të aplikojnë në Qendrën për Punësim – Gostivar, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në ora 14:00. Thirrja zgjat deri më 18 mars 2022.

Сподели ја веста:

ИСТРАЖУВАЧКА АНКЕТА:

Дали користите PayPal?

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена