Na ndiqni në:

Maqedoni

MSH: Nuk ka vaksinim të detyruar, të njëjtat masa implementohen në rajon dhe në botë

Botuar

  • македонски јазик

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj deklaratës së Konfederatës së Sindikatave, e cila pretendon se masat e propozuara nga Komisioni për sëmundje ngjitëse janë “vaksinim i detyruar”.

– Punonjësit që përfshihen nga masat e reja kanë mundësinë të bëjnë një test negativ një herë në javë nëse zgjedhin të mos vaksinohen dhe të gjithë ata që kanë probleme shëndetësore që i pengojnë të vaksinohen nuk detyrohen ta bëjnë këtë. Të njëjtat masa që ne propozojmë tashmë janë futur në shumë vende të Europës dhe të rajonit, si në Slloveni, Kroaci dhe Greqi, ku ato janë në fuqi prej kohësh. Në kushtet kur një valë e re e fortë kovid po kërcënon, është detyrë e Ministrisë dhe Komisionit të propozojnë masat e duhura që me siguri do të japin rezultate si për uljen e përhapjes së virusit ashtu edhe për rritjen e përqindjes së popullatës së imunizuar, theksojnë nga Ministria e shëndetit.

Nga Ministria thonë se protesta ose forma të tjera të shprehjes së pakënaqësisë kundër masave janë e drejtë demokratike, por gjithashtu në kundërshtim me rekomandimet shëndetësore që vijnë institucionet shëndetësore botërore.

– Apelojmë për përgjegjësi të gjithë qytetarëve dhe faktorëve në shoqëri me qëllim së bashku ti tejkalojmë të gjitha sfiday me pandeminë e cila për fat të keq, ende përbën rrezik nëpër botë. Kërkojmë mbështetje për masat të cilat janë në interes të shëndetit publik dhe mbrojtje të sistemit shëndetësor që duron shtypje të madhe para se gjithash nga persona që nuk janë të vaksinuar, ndërsa kanë nevojë për mjekim shëndetësor, nënvizojnë nga Ministria e shëndetësisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!