Na ndiqni në:

Gostivari

Shefi i DPB Gostivar Veseli me apel për respektimin e masave, durim dhe përgjegjësi

Botuar

  • македонски јазик

Shefi i Departamentit për punë të brendshme Gostivar, Basri Veseli nëpërmjet një statusi drejtoi apel deri te qytetarët lidhur me situatën e përkeqësuar me kovidin në rajon, restriksionet e reja, si dhe paraqitja e zjarreve.

“Të nderuar qytetarë të komunës së Gostivarit,Vrapçishtit si dhe Mavrovës-Rostushës.Duke u bazuar nga situata që po kalon Gostivari me rrethinë edhe atë me numrin e lartë të infektuarve me Kovid 19 , të atyre të shtrirë në spital me Kovid 19, të personave që duhet zbatuar izolimin shtëpiak, gjithashtu edhe rritja e numrit të personave të cilët shkojnë për tu vaksinuar, DPB Gostivar apelon tek qytetarët per rritje të vetëdijes qytetare per respektim te masava anti Kovid 19, por njëherit durimit si dhe solidarizimit për tejkalim të kësaj situate. Gjithashtu, po ballafaqohemi edhe me situatë krize me zjarret, ku tregojmë nivel të lartë qytetarë në denocimin e tyre si dhe intervenimin e tyre në kohë bashkë me zjarrfikësit. Shtimi i masave anti Kovid 19 nga dita e hënë, respektivisht nga : 16.08.2021 me protokollet e reja të parapara nga qeveria, do të na bëjnë edhe më të padurueshëm, andaj edhe një herë Ju apelojmë që të tregojmë durim, nivel te lartë qytetarë si dhe solidarizim me njëri-tjetrin! Policia gjithmon do të jetë me Ju!”, shkroi Veseli.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!