Na ndiqni në:

Gostivari

Mbi 30 kundërvajtje në kontrollë komunikacioni të natës në Gostivar dhe Tetovë

Botuar

  • македонски јазик

SPB Tetovë mëngjesin e sotëm njofton se zyrtarët policorë mbrëmë (25/26 dhjetor) në periudhën prej orës 20:00 deri në ora 2:00 kanë kryer aksion kontroll të vozitësve, nëse dhe sa prej tyre vozisin nën ndikimin e alkoolit, si dhe janë sanksionuar 4 shoferë “të alkoolizuar”, të cilët janë përjashtuar menjëherë nga komunikacioni. Tre prej tyre iu hoqën patentat e shoferit.

Në aksionin e kontrollit janë sanksionuar edhe 30 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion, prej tyre 14 në Tetovë dhe 16 në Gostivar.

“Aksion kontrollet të intensifikuar do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë bashkërisht për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена