fbpx
Na ndiqni në:

Lajme

Infeksioni më i gjatë i njohur me koronavirus zgjati 505 ditë

Botuar

  • македонски јазик

Infeksioni më i gjatë me koronavirus te një njeri, para se të vdiste nga efektet e Covid-19, zgjati 505 ditë, njoftuan sot shkencëtarët britanikë.

Më parë ka pasur një rast të njohur kur një person ka rezultuar pozitiv me SARS-KOV-2 për 335 ditë.

Në shumicën e njerëzve që infektohen me virusin, trupi mund të kapërcejë dhe mposht vetëm infeksionin, por një pacient që rezultoi pozitiv për 505 ditë kishte një sistem imunitar të dobësuar rëndë dhe sëmundje të shumta shoqëruese.

Ai pati testin e tij të parë pozitiv në fillim të vitit 2020, dhe më pas pacienti doli pozitiv në të gjitha testet e tjera deri në vdekjen e tij në 2021.

Studiuesit, të cilët studiuan virusin në nëntë pacientë me Covid në Londër, zbuluan se variante të reja të Covid mund të ndodhin te individët me imunitet të kompromentuar.

Studiuesit nga King’s College në Londër dhe Fondacioni NHS prezantuan gjetjet e tyre në Kongresin Evropian të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive në Lisbonë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена