fbpx
Na ndiqni në:

Shëndet dhe bukuri

Artikujt ushqimor që japin energji dhe e mbajnë vëmendjen gjatë ditës

Botuar

    Mungesa e energjisë mund të ndikojë në kryerjen e aktiviteteve të përditshme dhe me atë të na bëjë më pak produktiv. Megjithatë, konsumimii ushqimit siç janë bananet, vezët dhe molla mundet dukshëm t’a përmirësojë nivelin e energjisë dhe të na ndihmojë t’a mbajmë vëmendjen gjatë ditës.

    Shumë njerëz përjetojnë rrënje të energjisë gjatë ditës, që është plotësisht normale. Megjithatë, është e rëndësishme të dihet se lloji dhe sasia e ushqimit që e hani luan rol në përcaktimin e nivelit të energjisë.

    Edhe pse të gjithë artikujt sigurojnë energji, disa artikuj prapë se prapë përmbajnë më shumë materie ushqyese të cilat në masë të madhe mund të ju ndihmojnë t’a zmadhoni nivelin e energjisë dhe t’a mirëmbani vigjilencën dhe fokusin gjatë ditës.

    Banane 

    Bananet mundet janë një nga artikujt më të mirë energjetik. Ato janë burim i shkëlqyer i karbohidrateve, kaliumit dhe vitaminës B6, që mund të ndihmojë në zmadhimin e nivelit të energjisë. Dy banane sigurojnë mjaftueshëm kalori për dy orë ushtrime ose shëtitje.

    Peshk 

    Peshku siç është salmoni dhe tuna janë burim i mirë i proteinave, acideve yndyrore dhe vitaminës B. Për shembull, një porcion salmon ose tuna ju jep sasinë e rekomanduar ditore të omega-3 acideve yndyrore dhe vitaminës B12 dhe omega-3.

    Molla 

    Mollat shpesh thuhet se janë në mes të frutave më të shëndosha në botë, dhe janë burim i mirë i karbohidrateve dhe fibrave. Duke u falenderuar përmbajtjes së pasur të sheqernave natyral dhe fibrave, mollat, mund të sigurojnë lirim të ngadalshëm dhe të përhershëm të energjisë. Ato gjithashtu kanë përmbajtje të madhe të antioksidantëve, kurse hulumtimet treguan se antioksidantët mund t’a ngadalësojnë tretjen e karbohidrateve, që rezulton me lirim të energjisë për periudhë më të gjatë kohore.

    Vezë 

    Vezët jo vetëm që janë jashtëzakonisht të shijshme, por edhe ushqim të mbushur me energji që mund të ju forcojë gjatë ditës. Ato janë të pasura me proteina që mund të ju sigurojnë burim stabil dhe të qëndrueshëm të energjisë. Leucina është aminoacidi më i zakonshëm tek vezët dhe është e njohur se e stimulon prodhimin e energjisë në disa mënyra.

    Gjithashtu, vezët janë të pasura me vitamina të grupit. Këto vitamina u ndihmojnë enzimeve t’a luajnë rolin r tyre në procesin e zbërthimit të ushqimit.

    Kafe 

    Kafja zakonisht është ushqimi i parë për të cilin mendoni kur do i t’a përmirësoni nivelin e energjisë. E pasur me kofein, që mundet shumë shpejt të kalojë nga gjaku në tru dhe t’a zmadhojnë aktivitetin e adenozinës, neurotransmitues që e qetëson sistemin nervor qendror. Edhe pse kafja ka vetëm dy kalori në gotë, efektet e saj stimuluese mund të bëjnë të ndjeheni të zgjuar dhe të fokusuar. Megjithatë, kur bëhet fjalë për kafen, është e rëndësishme të mos e teproni, dhe nuk rekomandohet të pihet më shumë se katër gota në ditë.

    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement

    Отворени огласи за вработување:

    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement

    Популарно изминативе 100 дена