fbpx
Na ndiqni në:

Maqedoni

Plenumi i arsimtarëve kërkon rritje të pagave në arsim nga 1 marsi

Botuar

  • македонски јазик

Plenumi i arsimtarëve kërkon që rritja prej 7% e pagave për punonjësit në arsim, që është parashikuar me Buxhetin e këtij viti, në përputhje me marrëveshjen kolektive dhe që lidhet me rritjen e pagës minimale, të llogaritet dhe të realizohet nga data 1 mars 2022.

Në një kërkesë drejtuar ministrit përkatës Jeton Shaqiri, Plenumi thekson se punetorët arsimor janë të pakënaqur dhe ndihen të diskriminuar në raport me punëtorët tjerë në sektorin publik sepse sektori i arsimit është i liruar nga pagesa e rekursit (K-15).

Ata gjithashtu kërkojnë transport të organizuar, biletë mujore për transportin publik ose  pagesë mujore për shpenzimet e udhëtimit për punëtorët arsimor që udhëtojnë për të punuar në zonat rurale ose nga një komunë në tjetrën, si dhe kompensim për mësuesit e klasave të ulta që kanë punuar orë shtesë me nxënës gjatë mësimit online- në periudhën e pandemisë në vitin akademik 2021.

-Nëse kërkesat tona nuk merren parasysh, ne, arsimtarët e Plenumit të Mësimdhënësve parashikojmë bojkot të mësimit, grevë ose protesta dhe u bëjmë thirrje të gjitha sindikatave të arsimit dhe të gjitha shoqatave të edukimit qytetar, si dhe prindërve, të na bashkohen,  thuhet në kërkesën drejtuar ministrit Shaqiri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена