Na ndiqni në:

Maqedoni

E diela ditë jo pune, me siguri pas mbarimit të zgjedhjeve

Botuar

  • македонски јазик

Para fillimit zyrtar të kampanjës për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen më 17 Tetor, deputet nuk arritën t’i sjellin ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie publike me të cilat e diela duhej të shpallet ditë jo puna për më shumë veprimtari. Ato, edhe pse duhej të sillen më herët dhe të fillojnë të zbatohen prej 1 Tetorit, me siguri do të miratohen pas mbarimit të zgjedhjeve lokale, duke marrë parasysh atë që ishte paralajmëruar se Parlamenti deri atëherë nuk do të mblidhet.

Ndryshimet ligji ngecën në leximin e dytë në Komisionit të kuvendit për punë dhe politikë sociale, në të cilën duhej të ketë debat amandamenti, kurse në kohë të pacaktuar ishte e zhvendosur edhe seanca plenare në rendin ditor e së cilit ishte kjo zgjidhje ligjore.

Për shkak të afateve rreth zgjedhjeve lokale të ardhshme deri në fund të muajit të ardhshëm nuk do të mbahen seanca të Kuvendit, që domethënë këto ndryshime nuk do të sillen sipas afatit të parashikuar nga Qeveria.

Qeveria e akuzoi opozitën për ngecje të sjellja së kësaj zgjidhjeje ligjore, pasi që, siç theksojnë, e ka ngecur debatin për amandamentet në seancën e Komisionit. Nga LSDM thonë se deputetët e VMRO-DPMNE në Kuvend në vend që të përkushtohen për interesat e qytetarëve, janë të përkushtuar për bllokime, shkatërrime për interesa personale dhe partiake.

Sipas partisë, në Komisionin për punë dhe politikë sociale “VMRO-DPMNE-ja destruktive i ngec ndryshimet e ligjit me të cilat e diela bëhet ditë jo pune për 92 përqind prej punëtorëve”.

– VMRO-DPMNE është e drejtuar direkt kundër interesave të qytetarëve dhe interesave të shtetit si asnjë opozitë tjetër në botë. Sjellja e tillë destruktive e vlerësojnë dhe në mënyrë adekuate do t’a dënojnë edhe në këto zgjedhje, thonë nga LSDM.
Nga Ministria e resorit për punë dhe politikë sociale potencojnë se nuk e kuptojnë, siç thonë, bllokimi i kësaj zgjidhjeje ligjore duke marrë parasysh se për të është arritur konsensus shoqëror dhe se ajo ka qenë në pajtueshmëri edhe me sindikatat dhe me punëdhënësit.

– Dërgojmë apel deri te deputetët e opozitës, të tregojnë përgjegjshmëri për realizimin e të drejtave të punëtorëve që dalin nga kjo zgjidhje ligjore. Me atë do të krijojnë kushte të kalojë Propozim-ligji për të dielën ditë pushimi nëpërmjet procedurës së kuvendit. Çdo vonesë  domethënë prollongim të zbatimit të kësaj të drejt të cilën punëtorët e presin, thonë nga MPPS për MIA.

Nga opozita, nga ana tjetër, thonë se nuk kanë pasur qëllim t’a ngecin sjelljen e kësaj zgjidhje ligjore, edhe pse konsiderojnë se kjo nuk do të mundësojë të dielë ditë jo pune për të gjithë qytetarët, për shkak të 40-të përjashtimeve të parashikuara që do të punojnë të dielave, por se vetëm kanë kërkuar pika nga rendi ditor të plotësohet me informatë për zjarrin në të cilin u dogj kovid spitali modular në Tetovë bashkë me 14 persona, që qeveria nuk e ka pranuar. Kuvendi, thonë punon në kaos dhe për këtë është fajtore qeveria.

-Më lehtë e kanë fajin t’a përcjellin tek opozita. Kurse, puna e opozitës është që të drejtojë në të gjitha parregullsitë në Kuvend që planifikojnë ti zbatojnë nga Qeveria, në atë kaos që vendoset në komisionet që janë të paraprirë nga kryetarët e tyre , thonë nga VMRO-DPMNE.

Iniciator i ndryshimeve për të dielën ditë jopunë është Bashkësia e sindikatave të Maqedonisë prej ku thonë se thelbi i dialogut social është të respektohet marrëveshja dhe se ashtu forcohet besimi nëpërmjet partnerëve shoqëror. Kështu, thonë nga SSM, ato motivohen për avancimin e sistemit për negocim si mënyrë e redaktimit të ligjeve dhe politikave ndërkombëtare dhe strategjive. Për depërtimin në afatet duhet të ekzistojnë arsye serioze për të cilat sindikatë e vetme reprezentative të jemi të informuar në kohë.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Анкета:

Дали треба да се скрати работното време на администрацијата во петок на 4 часа?

Advertisement
Advertisement
Zgjedhjet Lokale 20217 ditë më parë

Rezultate nga votimi për Këshillë të Gostivarit

Zgjedhjet Lokale 20212 javë më parë

Bejta: Për vetëm 100 ditë Gostivari do të jetë komunë e pastër, ja 24 projektet e para

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Tubim përmbyllës i BDI-së: Do t’a kthejmë Gostivarin në rrugën e duhur

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Në Gostivar për votim janë paraqitur 146 të sëmurë dhe të pafuqishëm, votues në karantinë nuk ka

Zgjedhjet Lokale 20212 javë më parë

Taravari në tubimin në Çajlë: Gjithkund jemi të mirëseardhur pasi kemi qëllime dhe nijet të pastër

Zgjedhjet Lokale 20217 ditë më parë

KSHZ: Taravari 15.724 vota, Bejta 13.190

Gostivari2 javë më parë

Shoferët t’ju japin përparësi këmbësorëve në kalimet e shënuara, apel nga policia e Gostivarit

Gostivari1 javë më parë

Gostivarasit zgjedhin kryetar dhe përbërje të Këshillit komunal

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Tubim qendror i ASH/A: Gostivari u bë model i suksesit, kërkojmë besim që të vazhdojmë me punë efikases

Gostivari1 javë më parë

I arrestuar një gostivaras i cili i ka sulmuar bashkëshorten dhe vajzën

Maqedoni2 javë më parë

Filipçe: Prej nesër do të kërkohet pëlqimi nga prindërit për skriningun, apeloj që të pranojnë

Gostivari1 javë më parë

Policë në Gostivar kanë shkrepur në ajër që të qetësojnë përleshje dhe sulm

Gostivari6 ditë më parë

Në një pjesë të Gostivarit nesër paradite nuk do të ketë rrymë

Отворени работни места во Полог:

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!