Na ndiqni në:

Maqedoni

Nuk ka mjaftueshëm regjistrues dhe instruktorë, konkursi përsëri i vazhduar

Botuar

  • македонски јазик

Edhe përkundër vazhdimit të Konkursit për regjistrues rajonal dhe instruktorë, që zgjat 24 ditë, në disa komuna në shtet (të gjitha komunat e Shkupit, Strumicë, Novo Sellë dhe Ohër, si dhe komunat ku mbizotëron popullatë shqiptare) nuk ka kandidatë të mjaftueshëm të paraqitur, njoftoi Enti shtetëror për statistika.

“Bëjmë apel deri te qytetarët, veçanërisht në këto komuna, të paraqiten në aplikimin elektronik që do mbetet e hapur dhe e disponueshme për paraqitje deri më 17 Gusht, dhe të marrin pjesë në këtë operacion statistikor tejet të rëndësishëm. Pjesëmarrja në aktivitetet regjistruese në terren nuk është falas- regjistruesit dhe instruktorët, në varësi nga rrethet e regjistrimit në të cilat punojnë, por edhe në varësi prej kualitetit dhe shpejtësisë me të cilën e kryejnë punën, mund të fitojnë edhe deri më 40.000 denarë. Jemi të vetëdijshëm se është koha për pushime verore, koha e punëve sezonale në bujqësi, por Regjistrimi 2021 do të zhvillohet nga 5 deri më 30 Shtator, kështu që ju bëjmë thirrje gjithë të interesuarve të paraqiten dhe t’i bashkangjiten ekipit Regjistrimi2021!”, theksojnë nga ESHS.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!