Na ndiqni në:

Maqedoni

Nuk ka masa të reja, fillimi i gjysëmvjetorit të dytë do të mvaret nga gjendja epidemiologjike

Botuar

  • македонски јазик

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme kanë diskutuar për disa propozim-masa, për të cilat do të merren vendime dhe konkluzione shtesë.

Komisioni po shqyrton një propozim për të shkurtuar kohën e izolimit të atyre që janë testuar pozitivë për SARS-CoV-2 që janë asimptomatikë. Anëtarët do të vendosin për këtë propozim pas një diskutimi shtesë të gjerë që do të vijojë në ditët në vijim.

Komisioni për Sëmundjet Infektive në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar opsionin e mundshëm të ndryshimit në fillim të semestrit të dytë të vitit akademik 2021/2022. Vendimi për këtë propozim do të merret menjëherë para fillimit të gjysmësvjetorit të dytë, sepse vendimtare do të jetë gjendja epidemiologjike në vend. Vendimi për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor do të jetë në pajtim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, njoftojnë Ministria e Shëndetësisë.

 

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена