Na ndiqni në:

Maqedoni

Nuk ka më kufizime të numrit të mysafirëve në tavolinë në kafeteri, restorante, piceri…

Botuar

  • македонски јазик

Qeveria informon se në në seancën e sotme të rregullt, mes të tjerave, në përputhje me gjendjen momentale epidemiologjike në shtet, miratoi ndryshime dhe plotësime të kovid protokolleve për punën e objekteve hotelierike (kafeteritë dhe objektet për ushqim).

Me këto ndryshime dhe plotësime hiqet kufizimi i numrit maksimal të lejuar të personave në një tavolinë në kafeteritë, restorantet dhe në restorantet e hoteleve, si në pjesët e hapura ashtu edhe në pjesët e mbyllura të këtyre objekteve hotelierike.

Në mënyrë plotësuese është miratuar edhe ndryshimi për kufizimin e mbushjes së kapaciteteve të këtyre objekteve hotelierike, gjegjësisht kufizimi i numrit të mysafirëve në pjesën e mbyllur të objektit, se edhe në pjesën e hapur është më së shumti deri në 50% shfrytëzim të kapacitetit të objekteve.

Për objektet hotelierike për organizimin e festimeve, ahengjeve dhe dasmave, mbesin në fuqi masat e deritanishme dhe protokollet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!