Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

60.773 fleta të pavlefshme në votimin për kryetarë komune në rrethin e parë zgjedhor

Botuar

  • македонски јазик

Në rrethin e parë të votimit për kryetarë komune të 80 komunave në zgjedhjet e shtata lokale që u mbajtën të dielën më 17 Tetor ka gjithësej 44.833 fleta të pavlefshme. Në votimin për kryetar komune të Qytetit të Shkupit, nga ana tjetër, ka 15.940 fleta të pavlefshme, nga gjithësej 228.473 të cilët e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.

Sipas të dhënave të shpallura nga Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ), më së shumti fleta të pavlefshme ka tek komunat në Manastir- 2.569, pas së cilës vijojnë Kumanova me 2.074 dhe Gazi Baba me 2.020.  Në Gostivar në votimin për kryetar ka 1.368 fleta të pavlefshme. Më së paku fleta të pavlefshme vetëm 48 ka në Komunën Pllasnicë, pas së cilës vijojnë Rankovce me 57 dhe Centar Zhupa me 62 fleta të pavlefshme.

Në rrethin e parë nga zgjedhjet lokale gjithësej kanë votuar 848.103 votues ose 48,99 përqind nga gjithësej të evidentuarit  1.824.864 votues në Listën zgjedhore të vetme.

Në rrethin e parë nga zgjedhjet lokale në 2017-tën kishte 44.481 fleta të pavlefshme, kurse në zgjedhjet e vitit 2013, 38.787 fleta të pavlefshme.

Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në vitin 2020, nga ana tjetër, kishte 31.564 fleta të pavlefshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!