Na ndiqni në:

Maqedoni

223 raste të reja me KOVID-19, në Gostivar 2 raste të reja

Botuar

  • македонски јазик

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë kryer 2.365 analiza dhe janë regjistruar 223 raste të reja me KOVID-19, tre të vdekur dhe 174 të shëruar, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Nga të sapo infektuarit 223 rastet nga Shkupi janë 131, Prilepi- 19, Manastiri -15, Tetova -11, Kumanova dhe Velesi 7, Shtipi, Negotino dhe Resnja 4, Kërçova, Struga dhe Kratovë nga 3, Gostivari. Ohri dhe Sveti Nikolla – nga 2, Kavadari, Strumica, Gjevgjelia, Kriva Pallanka, Dibra dhe Demir Hisar – nga 1. Nga numri i përgjithshëm të rasteve pozitive (223), janë regjistruar 37 reinfeksione.

Nga 174 pacientë të shëruar nga Shkupi janë 128, Kavadari dhe Gjevgjelia nga 7, Kumanova- 6, Manastiri dhe Velesi- nga 4, Resnja dhe Kriva Pallanka – nga 3, Gostivari dhe Negotina- nga 2, Shtipi, Kërçova, Sveti Nikollë, Probishtipi, Bogdanci, Kratova, Demir Hisar dhe Demir Kapi – nga 1.

Nga tre personat e vdekur, dy janë nga Shkupi (74v dhe 75v), ndërsa një i vdekur është nga Strumica (82v). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, sëmundjet shoqëruese janë regjistruar në të gjithë personat.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.906.808 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vend që nga fillimi i epidemisë është 299.642, numri i të shëruarve është 287.692, numri i të vdekurve është 9.079 dhe numri i rasteve aktive është 2.871.

Сподели ја веста:

ИСТРАЖУВАЧКА АНКЕТА:

Дали користите PayPal?

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена