fbpx
Na ndiqni në:

Maqedoni

Shtrenjtim i ri i karburantëve

Botuar

  • македонски јазик

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës u rritën mesatarisht me 1.94%, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës. Benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, rriten për 1 denar/litër. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 76,50 denarë/litër, ndërsa i EUROSUPER BS-98 78,50 denarë/litër. Çmimet me pakicë të EURODIESEL-it dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 1,50 denarë/litër dhe kështu EURODIESEL-i do të shitet për 69 denarë/litër. Me të njëjtin çmim është edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri – 69 den/litër.

Çmimi me pakicë i mazutit rritet për 1,103 denarë/kg dhe arrin në 42,827 denarë/kg.

Çmimet e reja vlejnë nga mesnata e natës së sotme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена