Na ndiqni në:

Gostivari

PN Mavrovë përsëri do t’a hap shpellën “Sharkova dupka” për vizitorët

Botuar

  • македонски јазик

Në hapësirat e Parkut nacional Mavrovë sot është nënshkruar kontrata në mes J.U. Parku nacional Mavrovë dhe Federata Speleologjike e Maqedonisë, për përpunimin e studimit për vlerësim turistik të shpellës “Sharkova dupka” në Mavrovë, si dhe trajnim të dy kandidatëve për speleologë- udhëzues për nevojat e funksionit turistik të shpellës.

” Në kuadër të këtij projekti është e parashikuar të rikonstruktohet ndriçimi i shpellës, rikonstruim të shkallëve, rregullim i hyrjes dhe qasjes deri te shpella, përpunim i materialeve promovuese, furnizim të pajisjeve mbrojtëse, ndërsa pas përfundimit të aktiviteteve të planifikuara do të organizojmë ngjarje ku edhe do të jenë të prezantuar speleologët-drejtues të cilët në të ardhmen do të punojnë në të njëjtën”, thonë nga PN Mavrovë.

Këto aktivitete do të realizohen në kuadër të projektit ” Speleo aventurat- shans i madh për turizmin avanturistik” që është financuar nga: NVO Parqet Donatori- Rrjeti për zona të mbrojtura DINARIDI, ndërsa do ta realizojë PN Mavrovë në partneritet me Federatën Speleologjike të Maqedonisë dhe Organizatës Lokale Mavrovo 365

Pas mbarimit të projektit shpella “Sharkova Dupka” përsëri do të jetë e hapur për vizitorët me çka do të zmadhohet oferta turistike e parkut.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!