fbpx
Na ndiqni në:

Maqedoni

Nuredini: Nuk është qëllimi që të merren para nga qytetarët por të ngrihet eko vetëdija

Botuar

  • македонски јазик

Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini në brifingun e sotëm sqaroi se thelbi i ndryshimeve të reja që kanë të bëjnë me grumbullimin e qeseve të biodegradueshme është ngritja e vetëdijes publike për përdorimin e qeseve të tekstilit, gjegjësisht reduktimin e përdorimit të plastikës.

Ai theksoi se qëllimi kryesor nuk është të merren para nga qytetarët, por të ndryshohet mënyra e blerjes dhe qytetarët t’i kushtojnë vëmendje ndotjes së mjedisit.

  • Standardet mbeten të njëjta si në ligjin e vjetër për menaxhimin e mbeturinave. Kjo do të thotë se prodhuesit mund të vazhdojnë të prodhojnë qese plastike me standarde të tilla, të cilat janë të biodegradueshme deri më 1 qershor 2023, tha Nuredini pas brifingut për gazetarët.

Ministri theksoi se ideja nuk është të presim para për Fondin, por të reduktojmë përdorimin e plastikës.

“Do të informojmë publikisht dhe në mënyrë transparente në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm se sa para janë mbledhur në Fond dhe çfarë do të bëjmë me ato mjete”, tha Nuredini duke iu përgjigjur pyetjeve, duke theksuar se paratë do të përdoren për projekte për uljen e ndotjes së mjedisit.

I pyetur nëse do të ndërrohet ambalazhi plastik, ministri sqaroi se ato tashmë paguhen përmes sistemit për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesve.

“Do të vazhdojmë deri më 1 qershor 2023 me të njëjtat standarde, prodhuesit kanë një vit e gjysmë kohë që të vazhdojnë me këto standarde dhe ndryshime”, tha Nuredini, duke shtuar se mikroplastika është e dëmshme për tokat dhe ujërat tona dhe se me ligje dhe hapa të tillë ata. duan të mbrojnë shëndetin e qytetarëve.

Ministri përkujtoi se sipas Ligjit për Përgjegjësi Sociale, prodhuesit që përdorin ambalazhe paguajnë tarifë çdo vit. Kjo tarifë mblidhet nga grumbulluesit kolektivë të mbetjeve, të cilët më pas kanë përgjegjësinë me ato fonde të prokurojnë kazanët e riciklimit dhe klasifikimit të mbetjeve. Është thelbësore që qytetarët të përzgjedhin sa më shumë mbeturina në mënyrë që të rritet numri i kontejnerëve të vendosur për seleksionimin e mbetjeve dhe në këtë mënyrë të rritet riciklimi që do të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit jetësor.

I pyetur nga një gazetar për çmimin e qeseve të mbeturinave, ministri tha se aktualisht nuk është marrë asnjë vendim për ndryshimin e çmimit të tyre. Ai sqaroi se në të ardhmen do të miratohen ligje që do të kontribuojnë në uljen e përdorimit të plastikës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена