Na ndiqni në:

Maqedoni

Autopsitë janë mbaruar, viktimat në zjarrin në Tetovë të indentifikuar – 2 persona nuk kanë qenë pacientë

Botuar

  • македонски јазик

Veprimet që i ndërmarrin pesë prokurorët për verifikimin e arsyes për shfaqjen e zjarrit në kovid spitalin modular në Tetovë në të cilin jetën e humbën 14 persona, në kontinuitet vazhdojnë, njoftoi sot prokuroria publike. “Nga raportet e dorëzuara për autopsitë nga Instituti i mjekësisë gjyqësore verifikohet se nga të vdekurit, tetë viktima janë gra kurse gjashtë burra, në moshë prej 29 deri 78 vjet. Prej tyre 12 persona kanë qenë të hospitalizuar si pacientë në kovid spitalin. Nga të vdekur, dy persona edhe atë bashkëshorte e një pacienti dhe vajza e një pacienteje janë persona të jashtëm të cilët nuk kanë qenë të hospitalizuar. Shkaku i prezencës së tyre në momentin e fatkeqësisë, gjegjësisht kanë qenë prezentë kohë më të gjatë në spital ose kanë hyrë në momentin e fillimit të zjarrit për t’i nxjerrë të afërmit e tyre është duke u hetuar. Me vendim të prokurorisë është kryer autopsi edhe të pacientes së vdekur, që ka pësuar nga COVID-19 dhe për jetën e së cilës ka luftuar personeli mjekësor para shfaqjes së zjarrit. Trupi i pacientes që tashmë kishte ndërruar jetë ka qenë i nxjerrur në momentin e paraqitjes së zjarrit. Autopsia me kërkesë të prokurorisë ka qenë e kryer për verifikim të saktë të arsyeve të vdekjes, pas çka është konstatuar se vdekja nuk është pasojë e zjarrit.”, qëndron në njoftimin.

Prokuroria ka siguruar video inçizime nga ISHP Spitali klinik Tetovë, nga dhe rreth spitalit, objektet e biznesit në afërsi, ndërtesat e banimit, shtëpitë, si dhe sigurimi i video-materialit të plotë i publikuar, si nga individë, ashtu edhe nga rrjetet sociale. Inçizimet janë nën ekspertizë pas urdhërave të dhëna nga prokuroria dhe pritet raportet nga analizat r tyre të ndihmojnë në pastrimin e ngjarjes. Është sjellë urdhër për angazhimin e personit profesional nga zona e elektroteknikës, që ka qenë prezentë edhe në vet vendin në objektin e kapluar nga zjarri dhe ekspertiza r të cilit do tu përgjigjet pyetjeve për lidhjen shkak-pasojë për shpërthimin e zjarrit.

Janë dëgjuar një pjesë e dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, një pjesë e personelit që kanë qenë prezentë në spital natën kur k shpërthyer zjarri. Në ndërkohë, janë dëgjuar dhe do të dëgjohen edhe personat e tjerë që mund të japin lajmërime të nevojshme në lidhje me zjarrin e shfaqur.

Prokuroria dhe urdhër për SPB -Tetovë për marrjen e dokumentacionit të plotë në lidhje me ndërtimin e spitalit modular, nga vet spitali, kurse gjithashtu edhe nga personi juridik – ekzekutuesi i ndërtimit.

Prokuroria themelore publike në Tetovë, në bashkëpunim me Prokurorinë themelore publike në Shkup, ndërmerr masa të nevojshme dhe aktivitete për kontrollë të lëshimeve eventuale nga ana e personave përgjegjës në lidhje me respektimin e rregulloreve të mbrojtjes gjatë punës, mes të tjerash, edhe të rregulloreve nga ana e mbrojtjes kundër zjarrit.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!