fbpx
Na ndiqni në:

Maqedoni

I shpallur konkursi për subvencionimin e pagave

Botuar

  • македонски јазик

Agjencia e Punësimit ka shpallur thirrje publike për subvencionimin e pagave. Secili punëdhënës që do të punësojë një të papunë nga kategoritë e caktuara të shënuara në shpallje, do të përfitojë mbështetje financiare për pagesën e pagës bruto në shumë prej 19.000,00 denarë, për një periudhë prej 3, 6 ose 12 muaj. Punëdhënësi gjithashtu mund t’i paguajë punonjësit një pagë bruto më të lartë se shuma e subvencionuar.

Punëdhënësi i cili do të punësojë një të papunë me këtë masë, është i detyruar ta mbajë në punë personin pas përfundimit të subvencionit edhe për një periudhë shtesë prej 6, 12 ose 18 muajsh.

Agjencia u bëri thirrje të papunëve që e kanë më të vështirë për t’u futur në tregun e punës dhe punëdhënësve të interesuar nga ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, ndërmarrjet sociale dhe organizatat e shoqërisë civile që të aplikojnë për pjesëmarrje në masë.

Regjistrimi bëhet në Qendrën e Punësimit deri më 5 maj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена