Na ndiqni në:

Maqedoni

Të shpallura listat e studentëve të pranuar në konviktet studentore

Botuar

  • македонски јазик

Ministria r arsimit dhe shkencës informon se rezultatet nga Konkursi për pranim të studentëve të regjistruar në studime deridiplomike në konviktet studentore shtetërore dhe objektet e tjera për akomodim për vitin studentor 2021/2022, që ju referohen studentëve nga viti i dytë dhe vitet më të larta të studimeve janë të shpallura në linkun.

Studentët që gjenden në listat e shpallura mund të akomodohen në konviktet studentore pas nënshkrimit të kontratës me konviktin në të cilin janë pranuar. Kontratën është e nevojshme t’a nënshkruajnë më së voni në afat prej 10 ditësh nga shpallja e rezultateve. Ankesa në lidhje me rezultatet dërgohen deri te Ministria për arsim dhe shkencë (“rr. Shën Kirili dhe Metodij” nr. 54, Shkup), duke filluar prej 10 Shtator 2021.

Aplikimi për studentët nga viti i parë i studimeve fillon më 6 Shtator dhe zgjat deri më 24 Shtator 2021. Për fillestarët janë të parashikuara 1.249 vende në konviktet studentore.

Kushtet, kriteret dhe dokumentet e nevojshme për realizimin e të drejtës së akomodimit në konviktet studentore janë të theksuara në konkursin që është i shpallur në linkun. Studentët që i përmbushin kushtet plotësojnë formë elektronike dhe e ngjisin dokumentacionin e nevojshëm në http://e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa nëqoftëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë paraqitje në letër (letër evidentuese) dhe e dërgojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas konkursit në konviktin studentor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена