fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Moti me vranësira me reshje shiu dhe bore

Botuar

  • македонски јазик

Moti sot do të jetë i vranët me reshje shiu në Povardarie e më gjerë, ndërsa në male dhe vendet më të larta me borë. Në pjesët perëndimore do të ketë reshje të dendura shiu, të cilat në disa vende të ulëta do të kalojnë në borë. Në Gostivar sot në mëngjes bie shi dhe borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja prej 0 deri në 8 gradë.

Sipas Administratës Hidrometeorologjike, kjo valë reshjesh më të dendura do të jetë në pjesët perëndimore. Paraditen e së hënës, mbulesa e dëborës në male do të rritet ndjeshëm dhe në shumë vende do të formohet e re, sidomos në pjesët perëndimore ku lokalisht do të bien mbi 20 cm borë e re. Të hënën reshjet do të jenë më të ulëta, ndërsa të martën do të ketë kushte për borë me intensitet më të ulët. Deri të mërkurën do të fryjë herë pas here erë më e fortë veriore, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme sidomos në mëngjes.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена