Na ndiqni në:

Gostivari

Prokurori ka shtier në ajër për të shpëtuar, PP me detaje për rastin në Çegran të Gostivarit

Botuar

  • македонски јазик

Prokuroria themelorepublike Tetovë ka iniciuar procedurë kundër tre personave – dy të rritur dhe një i mitur, të cilët dyshohen për vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 8 lidhur me nenin 19 (tentativë) dhe nenin 22 (bashkëpunëtor) të Kodit Penal. Ndaj dy bashkëpunëtorëve të moshës madhore është lëshuar Urdhri për zhvillimin e procedurës hetimore, ndërsa në Gjykatën Themelore në Tetovë është dorëzuar propozim për caktimin e masës paraburgim. Për të miturin procedura do të zhvillohet sipas Ligjit për drejtësi të fëmijëve.

Prokuroria e Tetovës ka ndërmarrë procedurë për sigurimin e paanshmërisë së hetimeve, duke qenë se i dëmtuari është prokuror publik në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar.

“Në orët e hershme të mëngjesit të datës 21 nëntor, bashkëpunëtorët e dyshuar së bashku me një të mitur 17-vjeçar kanë tentuar me dashje të vrasin prokurorin publik. Viktima ka qenë duke vozitur veturën e tij me të afërmin e tij në rrugën nëpër fshatin Çegran, ndërsa njëri nga të dyshuarit ka qenë i parkuar në mes të rrugës para shtëpisë së të dyshuarit tjetër. Në atë moment prokurori publik i ka blinduar me drita për të liruar rrugën. Pasi viktima ka kaluar pranë veturës, të dyshuarit kanë vazhduar ta ndjekin në veturë dhe kur është ndalur kanë filluar ta ofendojnë dhe të sillen në mënyrë agresive për shkak se ju ka blinduar. I dëmtuari është prezantuar si prokuror publik dhe ka cekur se nëse është e nevojshme do ta thërrasin policinë për zbardhjen e ngjarjes. Të tre të dyshuarit kanë filluar ta godasin dhe i mituri nga xhepi i ka nxjerrë një thikë me të cilën e ka goditur në anën e pasme të djathtë të gjoksit. Më pas ai ka tentuar ta godiste sërish me thikë. Duke parë se të dyshuarit synonin ta përfundonin krimin dhe ta vrisnin, viktima ka nxjerrë një pistoletë të cilën e posedonte me leje dhe ka gjuajtur një plumb paralajmërues në ajër, i cili i ka ndaluar”, njoftoi prokuroria.

Gostivarpress.mk gjykatësi në procedurën e mëparshme nga Gjykata themelore në Tetovë ka pranuar propozimin e prokurorit publik që të dy të dyshuarve të moshës madhore t’ju përcaktojë paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!