Na ndiqni në:

Gostivari

Prokuroria konfirmoi 14 viktima në zjarrin në Tetovë, hetohet a ka edhe të tjerë

Botuar

  • македонски јазик

Prokuroria publike këtë mëngjes njoftoi se do të kryhet obduksion të trupave të 14 të vdekurve në zjarrin e tmerrshëm në spitalin modular të Tetovës, kurse hetohet a ka edhe viktima të tjera. “Prokurorët nxorrën urdhër për obduksion dhe indentifikim të trupave të 14 personave të vdekur në zjarrin, kurse hetohet edhe a ka edhe persona të tjerë të vdekur. Për disa nga të vdekurit do të jetë e nevojshme DNK analizë që të vërtetohet indentiteti i tyre. Sipas lajmeve të para, në mes të vdekurve ka edhe personal mjekësor.”, njoftoi prokuroria.

Për kryerjen e hetimit në vendin e ngjarjes tragjike në spitalin modular në Tetovë, përveç tre prokurorëve nga Prokuroria themelore publike në Tetovë, mbrëmë dolën edhe dy prokurorë nga Prokuroria themelore publike nga Shkupi.

“Deri në orët e hershme të mëngjesit, prokurorët dëgjuan të punësuar në spitalin modular me qëllim që të vërtetohen arsyet për zjarrin. Në të njëjtën kohë, është i dhënë urdhër për sigurim të xhirimeve nga video mbikqyrja në dhe rreth objektit. Hetimi do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, kurse prokurorët publik bashkë me ekspertët e MPB, do t’i sigurojnë provat për pastrim të plotë të ngjarjes tragjike.”, qëndron në njoftimin.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!