Na ndiqni në:

Gostivari

Prokuroria kërkon paraburgim për një gostivaras për shkak të dhunës familjare

Botuar

  • македонски јазик

Prokuroria themelore publike Gostivar njoftoi se ka hapur procedurë kundër gostivarasit 43 vjeçar, për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer veprat penale Lëndim trupor nga neni 130 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 dhe Vënia në rrezik të sigurisë nga neni 144 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi penal.

“I dyshuari më 15 Tetor 2021, rreth orës 22.30, në shtëpinë në të cilën ka jetuar në bashkësi me të dëmtuarit, ka filluar zënkë pas çka i ka sulmuar të dëmtuarit dhe ju ka shkaktuar lëndime trupore. Ai ka kërkuar mjete financiare, por pasi bashkëshortja i ka thënë se nuk ka, ka filluar ta godasë me shuplaka. Pastaj ka kërkuar të holla edhe nga e bija, por pas nuk i janë dhënë është drejtuar që t’a marrë telefonin e saj që t’a shesë. Kur vajza ka tentuar t’a thërrasë policinë, i dyshuari ka marrë thikë nga kuzhina dhe e ka drejtuar nga ajo, në çka ka qenë i ndaluar nga bashkëshortja. Ai ka vazhduar me qëllimin, duke e goditur bashkëshorten me rrip në pjesën e shpinës dhe mbi gjurin e majtë duke i shkaktuar edhe lëndime trupore. Sulmin e ka ndaluar i afërm i tyre. I dyshuari veprën penale vënie në rrezik të sigurisë e ka kryer në dëm të bijës së tij. Ai disa herë ka dërguar mesazhe në telefonin e saj mobil me kërcënime se do t’a var dhe se do t’i therr atë dhe nënën e saj.”, qëndron në njoftimin e prokurorisë.

Prej atje shtojnë se pasi veprat penale të kryera janë kundër rendit publik ose moralit, e veçanarisht pasi ekzistojnë rrethana të cilat e arsyetojnë qëndrimin se i dyshuari do t’a përsëris veprën ose se do do t’a kryej veprën penale me të cilën kërcënohet, prokurori publik deri te Gjykata themelore Gostivar dërgoi Propozim për caktim të masës paraburgim për të dyshuarin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!