Gostivari
Nga 31.722 lëndë të pranuara vitin e kaluar, Gjykata Themelore në Gostivar ka zgjidhur 30.620

Gjatë vitit të kaluar në Gjykatën Themelore në Gostivar janë pranuar gjithsej 31.722 lëndë, prej të cilave 30.620 janë zgjidhur. Në vitin 2021, gjykata lëshoi më shumë se 8000 vërtetime që rregullojnë të drejtat e qytetarëve.
Të dhënat me rastin e Ditës së Gjyqësorit, e cila shënohet sot, 31 mars, i ka ndarë zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Gostivarit, Emine Murati.
Kryetarja e Këshillit Gjyqësor Pavlina Cërvenkovski informoi për punën e gjykatave në nivel shtetëror.
“Në nivel shtetëror, gjykatat në janar 2021 kanë filluar me 99.954 lëndë të pazgjidhura, kanë pranuar 564.899 lëndë të reja, kanë pasur gjithsej 664.493 lëndë në funksion. Nga ky fond lëndësh janë zgjidhur 567.155 lëndë, ndërsa të pazgjidhura 97.338 lëndë. Sipas të dhënave, gjykatat në vitin 2021 kanë arritur të tejkalojnë fluksin e lëndëve dhe ta zvogëlojnë numrin e lëndëve të pazgjidhura për 2256 lëndë”, tha Cërvenkovski.
Dita e 31 marsit 1945 konsiderohet si dita e krijimit të gjykatave, pra e hedhjes së themeleve të drejtësisë në vend. Më 31 mars 1945 u miratua Karta e ASNOM-it për organizimin e gjykatave të rregullta kombëtare të Maqedonisë Federale dhe Vendimi i ASNOM-it për themelimin e Gjykatës për gjykimin e veprave kundër nderit kombëtar maqedonas. Karta themeloi 25 gjykata të qarkut, 3 gjykata të qarkut me seli në Shkup, Shtip dhe Manastir dhe një Gjykatë Supreme me seli në Shkup.
- Maqedoni3 muaj më parë
Lëvizni akrepat e orëve sonte – fillon llogaritja verore e kohës
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi