Na ndiqni në:

Maqedoni

Nga 534 të hospitalizuar me kovid, 123 janë të vaksinuar

Botuar

  • македонски јазик

Në periudhën nga 6 gushti deri dje në territorin e vendit kanë rezultuar pozitivë nga testimi për Kovid-19 53.682 qytetarë, nga të cilët 31 për qind janë vaksinuar plotësisht, pra 16.702 persona. Është i madh numri i qytetarëve të pavaksinuar që janë infektuar me Kovid-19. Sipas statistikave të muajve të fundit, 36.980 qytetarë, pra 69 për qind e pozitivëve për Kovid-19 nuk janë vaksinuar. Përqindja e të pavaksinuarve të shtruar në spital është e lartë, nga 534 pacientë të shtruar aktualisht, 123 janë të vaksinuar plotësisht, sipas analizës së të vaksinuarve nga rastet pozitive me Kovid-19, të publikuar sot nga Ministria e Shëndetësisë.

Për të vaksinuar, siç tregohet, konsiderohen personat që janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.

-Vdekshmëria tek të pavaksinuarit është drastikisht më e lartë, tregon analiza. Në periudhën nga 6 gushti deri në ditën e djeshme, 80% e numrit të përgjithshëm të vdekjeve në vend ishin të pavaksinuar, dhe 20% e të vdekurve e kanë marrë vaksinën. Sipas analizave, të vdekurit kishin disa sëmundje kronike të kombinuara. Çdo vaksinë që kemi në dispozicion është e sigurt, informojnë nga Ministria dhe apelojnë qytetarët që të vaksinohen, sepse vetëm në këtë mënyrë do të fitojmë imunitet kolektiv dhe do të parandalojmë përhapjen e mutacioneve SarsKoV2.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!