Na ndiqni në:

Maqedoni

Prej sot paraqitje për vaksinim kundër gripit sezonal

Botuar

  • македонски јазик

Ministria e shëndetësisë informon se prej sot nëpërmjet faqes vakcinacija.mk fillon paraqitja për vaksinim nga gripi sezonal dhe thekson se edhe këtë vitë kanë siguruar 40.000 doza vaksina falas katër tipesh kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara.

Këto vaksina, siç drejtojnë, do të mund t’i marrin personat e moshuar mbi 65 vjeç, persona me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësor, gratë me barrë, dhe fëmijët në moshën prej 6 muaj deri 5 vjeç.

  • Tashmë viti i tretë me rradhë vaksina për këto grupe të qytetarëve është falas. Për shkak të kërkesës së zmadhuar të vaksinave kundër gripit në nivel global, bëhen përpjekje sasitë e vaksinave të mbërrijnë në afat sa më të shpejtë. Theksojmë se nuk është vonë, qytetarët të vaksinohen kundër gripit në nëntor dhe dhjetor, pasi në përputhje me me të dhënat epidemiologjike, kjo sëmundje në dhjetë sezonet e fundit e arrin kulminacionin kah fundi i muajit Shkurt, theksojnë nga Ministria e shëndetësisë dhe shtojnë se paraqitja për vaksinim kundër gripit sezonal do të fillojë nga sot nëpërmjet faqes vakcinacija.mk.

Me plotësimin e formës, potencojnë nga MSH, të interesuarit regjistrohen për vaksinim direkt në sistemin e Moj Termin. Në përputhje me orarin e parashikuar në planin për vaksinim, nëpërmjet rrugës së SMS-sl do të marrin informatë për datën dhe orën e saktë kur duhet të vaksinohen në pikën që do e zgjedhin gjatë regjistrimit.

-Vaksinimi kundër gripit nuk mbron nga Kovidi 19, por është shumë domethënëse në kushte të pandemisë me Kovid 19 dhe ndikimi i sistemit shëndetësor. Në gjendje të lehtësimit të masave restriktive kur kthen kontaktet sociale dhe udhëtimet rritet rreziku i ko-cirkulimit të Kovid 19 dhe gripit. Me këtë mund të presim ngarkesa nga gripi sezonal të jetë i shoqëruar me ngarkesën nga Kovidi 19. Grupet e rrezikuara për grip, janë të njëjtat që janë në rrezikun më të madh edhe nga Kovid-19, për shak të së cilës ju rekomandohet vaksinim kundër gripit. Në atë mënyrë do të anashkalohet edhe ngarkesë plotësuese të sistemit shëndetësor, pasi personat e sëmurë nga gripi do të hospitalizoheshin në kovid- qendrat, drejtojnë nga Ministria e shëndetësisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!